Bekimi i Mirënjohjes

Të mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë.

Kolosianëve 2:6-7

Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6).

Ati dëshiron që jeta e fëmijëve të Tij të karakterizohet nga mirënjohja. Fjala e Tij na thotë se një qëndrim mirënjohës duhet të jetë i dukshëm në adhurim (Psalmi 95:2-7; Kolosianëve 3:16), dhënien (2 Korintasve 9:12), marrëdhëniet (Filipianëve 1:1-3) dhe mënyrën se si i qasemi betejave shpirtërore (1 Korintasve 15:55-57). Me fjalë të tjera, mirënjohja duhet të karakterizojë gjithçka që bëjmë (Romakëve 14:6).

Në Shkrimet e Shenjta, Zoti në fakt na urdhëron që të jemi mirënjohës, sepse Ai e di se të qenit mirënjohës ndikon qëndrimin e  zemrës sonë. Shprehja e mirënjohjes ndaj Zotit na ndihmon të. . .

Jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij.

Përqendrohemi tek Jezus Krishti dhe ul krenarinë tonë.

Kërkojmë qëllimin e Tij në situata sfiduese.

Kujtojmë mirësinë e Tij.

Kemi varësi ndaj Tij vazhdimisht.

Zëvendësojmë ankthin me paqe dhe gëzim.

Kur mbajmë një qëndrim falënderimi si në stinët e lumtura ashtu dhe në ato të vështira, jeta jonë do të ketë një qëllim dhe do të jetë e përmbushur. Por më e rëndësishmja, Perëndia do të përlëvdohet. Kërkojini Atij të sjellë bekime në mendje që të mund të thoni “Faleminderit”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI