Ne mund të mësojmë shumë nga konkluzionet në të cilat ka arritur Mbreti Solomon, në librin Predikuesi.
Jeta është një shkollë, rritu në të. ( Shiko Predikuesi 12:9-12.) Si na mëson neve Zoti në shkollën e Tij të jetës? Së pari, ai e bën këtë me anë të Fjalës së Tij. Libri ynë është Bibla, e mësuesi ynë është Fryma e Shenjtë. Ka gjithmonë leksione të reja në shkollën e Zotit. Ka gjithmonë teste që do të vijnë, e sa herë që ne mendojmë se e kemi kaluar një provim, një tjetër po pret për ne. Ne gjithmonë kemi mundësi për t’u rritur, për të bërë progres, e për të avancuar.
Jeta është një përgjegjësi, dilja mbanë. ( Shiko Predikuesi 12:13-14)
Jeta është një dhuratë prej dorës së Zotit. E si për çdo dhuratë tjetër, ka një detyrim lidhur me të- kemi detyrimin për ta vlerësuar atë, për ta dashur atë, e për të qenë mirënjohës që mund ta përdorim. Ne kemi nevojë të kemi frikë nga Zoti me anë të një frike të Perëndishme- me një qëndrim mirënjohje, respekti të thellë dhe adhurimi për Të. Ky është një qëndrim dashurie dhe respekti ndaj fuqisë dhe madhështisë së dhënësit të kësaj dhurate.
Mund të ndjesh se ke qenë duke ecur në drejtimin e gabuar. Tani është koha për ty që të kthehesh edhe njëherë në lojën e jetës. Fillo ta shohësh atë si një shkollë në të cilën mund të rritesh. Nise ta shohësh atë si një përgjegjësi që duhet ta përmbushësh. Ashtu siç himni i vjetër na kujton, jeta ja vlen të jetohet, thjesht vetëm sepse Jezusi jeton.
Lutje: Atë, unë pranoj se kam nevojë që të bëj disa ndryshime në jetën time. Më ndihmo që të shoh se çfarë Ti dëshiron që të mësosh. Të falenderoj Ty për këtë jetë që më ke dhënë. Më ndihmo që ta jetoj atë siç duhet. Unë lutem ne emër të Jezusit. Amen.
“ Predikuesi, përveç se ka qenë një i urtë, i ka mësuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kërkuar dhe ka renditur një numër të madh fjalësh të urta.” (Predikuesi 12:9)