Çdo burrë apo grua që dëshiron që të jetë një drejtues si Jezusi, duhet të jetë një njeri që fal, sepse Jezusi ka bërë një thirrje shumë të qartë që të jemi gati për të falur. Gruas që u kap në tradhëti, Jezusi i tha:“O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?`… As unë nuk të dënoj” ( Gjoni 8:10-11); paralitikut:
“Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!” ( Mateu 9:2); e në përgjigje të ushtarëve që e rrihnin Atë, liderëve Hebrenj që e çuan në kryq dhe ndaj turmës që e ngacmonte Atë, ai ofroi për ta këtë lutje:“O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë“ ( Luka 23:34)
Ndryshe nga Jezusi, ne nuk mund të ofrojmë faljen që vjen nga dikush që është tërësisht i drejtë. Ne mund të praktikojmë faljen që mund të bëjë një mëkatar ndaj një tjetri. Por si fëmijë të Zotit, ne duhet të jemi njerëz që kuptojmë fuqinë e vërtetë të faljes.
Tek Gjoni 2:1, apostulli Gjon shkruan, “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.”
Këto vargje shprehin vullnetin e Atit për njerëzit e tij gjatë gjithë kohërave : mos mëkatoni. Por kushdo që bie në mëkat, ka një shpengim. Ka hir. Ka falje. Ajo vjen përmes drejtësisë së Jezusit, avokatit tonë përpara Atit.
Ky është principi i faljes. Zoti është kundër mëkatit. Ai e urren mëkatin. Ai dëshiron që të largojë rrënjët e mëkatit nga jeta jonë. Por Zoti njeh gjithashtu natyrën tonë mëkatare, e kështu Ai bën një rrugë për ne, në mënyrë që ne të pajtohemi me Të kur biem në mëkat.
Si liderë që ndjekim stilin e lidershipit të Jezusit, duhet të kundërshtojmë mëkatin në jetën tonë dhe në jetën e atyre që ndjekim .E megjithatë, ne ende mund të ofrojmë falje dhe të bëjmë një rrugë për ta rregulluar këtë marrëdhënie dhe të ndihmojmë që mëkatari rë rindërtohet dhe të jetë i plotë dhe i vlefshëm.
Çfarë note do t’i jepje vetes kur vjen puna tek falja e atyre që të kanë lënduar? Kalo nëpër mend të gjithë ata që nuk ke dashur t’i falësh. Mos minimizo atë që ata kanë bërë. Në vend të kësaj, duke menduar për atë që Jezusi ka bërë për ty, kërkoji Zotit që të të ndihmojë ty që t’i çlirosh ata nga borxhi i tyre.
Lutje: Perëndi, falja Jote në jetën time është një mrekulli. Ma transformo zemrën time për të treguar faljen Tënde atyre që më kanë trajtuar keq. Unë i liroj ata përpara teje dhe kërkoj që Ti të shërosh plagët që unë mund të kem marrë nga veprimet e tyre. Unë lutem ne emër të Jezusit. Amen.
“Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t`jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t`ua falë juve gabimet tuaja.”
( Mateu 6:14-15)