E pamenduara mund të ndodhë. Jeta të thyhet, paqja të shkatërrohet. Çdo ditë, më pas, është e mbushur me frikë (Po sikur të ndodhë sërish?) dhe faj (Çfarë bëra unë për ta provokuar këtë?).
Sulmuesi yt të ka vjedhur mjaftueshëm. Mos i jep atij edhe të ardhmen. Ka ardhur koha të rimarrësh frenat e jetës. “Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua.” (Psalmi 23:4)
Si mund të vazhdoj në jetë përderisa jam përdhunuar? Perëndia më duket kaq larg.
Ne të gjithë ndikohemi nga e kaluara jonë, por Perëndia nuk dëshiron që ajo të na bllokojë. Përdhunimi është mëkat, e Perëndia e urren mëkatin. Kështu, Perëndia e urren atë që të ka ndodhur. Ai e di që zemra jote është traumatizuar. Është e natyrshme që zemra jote të ndjehet si e mpirë. Perëndia nuk gjendet larg teje.
“Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.” (Psalmi 34:18)
Vuajtja
Përmes lutjes, kërko që me ndihmën e mbinatyrshme të Perëndisë t’i kapërcesh pasojat negative të përdhunimit. (1 Gjonit 5:14–15)
Kupto që të krishterët nuk janë të imunizuar ndaj fatkeqësive, por janë thirrur që të vuajnë. (1 Pjetrit 2:21)
Fale fajtorin e lërja hakmarrjen Perëndisë. (Kërkoji Perëndisë për fuqinë e Krishtit, që ta kryejë këtë gjë tek ti— ti nuk mund ta kryesh dot vetë.) (Romakëve 12:19)
Fali të tjerët (pjesëtarët e familjes dhe shokët) e më së shumti veten. (Kolosianëve 3:13)
Shkëmbeje identitetin tënd të vjetër, me identitetin tënd të ri që ke tek Krishti. (Filipianëve 3:7–9)
Kujto që Zoti është bariu yt. (Psalmi 23:1–6)
Lexo dhe medito çdo ditë mbi Shkrimin si dhe dëgjo muzikë lavdërimi ndaj Perëndisë. (Isaia 26:3)
Vër re dhe inkurajo të tjerët që ke përreth, që ti e shikon se janë të lënduar.
Ndjeshmëria dhe dhembshuria jote për të tjerët, ka për të qenë një bekim për ta e një shërim për ty. (2 Korintasve 1:3–4)
Përlëvdoje Krishtin duke e lejuar shkëlqimin e Tij që të shpaloset përmes teje.(Isaia 49:1–3)
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë