Mënyra e vetme për t’u kuptuar me njëri – tjetrin në kohë të vështira!

Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.Efesianëve 4:7

E keni vënë re që gjatë krizave, marrëdhëniet tensionohen ose bëhen të vështira? Në rrethana të tilla, është e domosdoshme të përqendrohemi në zgjidhjen e konfliktit përmes hirit. Efesianëve 4:2 na kujton që “të durojmë njëri – tjetrin në dashuri”. Të bësh lëshime  do të thotë të krijosh një hapësirë ​​ose të planifikosh kohë më parë. Me fjalë të tjera, prisni konflikte gjatë krizave dhe përgjigjuni duke ditur se mosmarrëveshjet ndodhin për shkak të sistuatës dhe nuk ka asgjë personale.

Por duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë atyre që nuk e kanë përjetuar hirin e Perëndisë, sepse ata nuk kanë idenë e zgjidhjes së duhur të konfliktit. Shumë të krishterë nuk e kuptojnë plotësisht hirin. Vetëm kur marrim hir të vazhdueshëm mund të përjetojmë gëzimin dhe lirinë e çlirimit të të tjerëve nga pritjet jorealiste. Kur dështojmë të tregojmë hir, ne dalim jashtë rrethit të mbretërisë së Perëndisë dhe [zhvendosim diku tjetër] shpresën dhe sigurinë tonë.

Bibla thotë: “Por secilit prej nesh i është dhënë hiri” (Efesianëve 4:7). Nëse jeni ndjekës i Jezusit, kjo do të thotë se e dini se keni, fuqinë e Frymës së Shenjtë brenda jush, për të zgjidhur konfliktin me të tjerët. Jemi thirrur të japim nga hiri që kemi marrë. A jeni i përfshirë në  ndonjë konflikt të nxehtë për shkak të rrethanave irrituese? Tërhiquni dhe lutuni  që Perëndia të derdhë hirin e Tij, nëpërmjet jush, tek personi tjetër.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI