Zoti i foli Moisiut duke thënë: «U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë të ngritur; do ta pranoni ofertën e ngritur nga çdo njeri që e bën vetë nga zemra.-Eksodi 25:1–2

Ky është fillimi i një kapitulli që flet për shenjtëroren, për tabernakullin që Zoti do të ngrinte në mes të popullit të Tij, si një tablo e pranisë së Tij të lavdishme mes popullit. Dhe me qëllim që të ndërtohej tabernakulli, përfshirë arka e besëlidhjes, që vjen menjëherë pas këtij vargu, nevojitej që të jepeshin kontribute nga populli i Perëndisë, kontribute për ndërtimin e kësaj shenjtëroreje. Dhe më pëlqen shumë fraza në vargun 2 ku Perëndia thotë: “nga çdo njeri që e bën vetë nga zemra”.

Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit dhe të shpenzuarit, jo thjesht në jetën tonë, por edhe në kishë. Ndaj mendoni për këtë, për marrëdhënien midis zemrës dhe kontributit financiar. Dhe kjo është pikërisht ajo që Jezusi foli te predikimi në mal. Atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zemrave tona dhe parasë që zotërojmë. Paratë tona janë një reflektim i zemrave tona. Vendi dhe mënyra se si i shpenzojmë paratë tona janë një reflektim i zemrave tona. Atje ku e investojmë paranë, atje kemi dhe zemrën tonë. Atje ku është thesari ynë, atje është edhe zemra jonë. Dhe ky është një realitet shumë modest për ne që jetojmë në një kulturë tejet materialiste, sepse i shpenzojmë paratë tona në gjithfarë gjërash. Dhe vazhdojmë duam të jemi në të njëjtin ritëm me kulturën tonë, prandaj zemra tona thonë: “Pse tregon përdorimi i parasë se ku qëndron zemra ime?”.

Është në këtë pikë që ne zhytemi më thellë kur flasim për kishën e fshehtë të shekullit 21. Ka një çekuilibër të madh në mënyrën se si shpenzojmë në kishë. 99% e burimeve të misionit shkon pikërisht në vende ku njerëzit e kanë dëgjuar ungjillin. Si rezultat, zemrat tona nuk janë me njerëzit që nuk e kanë dëgjuar ungjillin. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si jetojmë dhe se si shpenzojmë, jo vetëm në jetën tonë, por edhe në kishë. Kur flasim për misionet, ne e injorojmë zemrën e Perëndisë për ata që nuk e kanë dëgjuar kurrë ungjillin. Në këtë program ne lutemi për fiset që nuk e kanë dëgjuar ungjillin, për fise si Hani në Vietnam, kur 0.01% e tyre e kanë dëgjuar dhe e kanë besuar ungjillin. Shumica e tyre nuk e kanë dëgjuar kurrë atë dhe ka 7 mijë fise të tjera si ky.

Perëndi, ne lutemi që Ti të lëvizësh në zemrat tona që të japim për atë që është më e rëndësishme për zemrën tonë. Unë lutem për këtë në jetën time, në jetën e familjes sime dhe për mënyrën se si unë dhe Hedhëri i shpenzojmë paratë, për mënyrën se si familja ime, fëmijët e mi i shpenzojmë paratë. Dhe lutemi që kisha ta ketë këtë si pikë lutjeje. Unë lutem që me anë të Frymës Sate Ti të lëvizësh në zemrat tona që të japim për këtë, që t’i shpenzojmë paratë tona për atë që do të zgjasë përjetë, që të mos mbledhim thesare në tokë, thesare që i brejnë tenja dhe ndryshku, ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin, sepse atje ku është zemra jonë, atje do të jetë edhe zemra jonë.

Perëndi, ne lutemi që Ti të krijosh te ne një frymë bujarie dhe një bujari me gëzim, bazuar te 2 Korintasve, kapitujve 8 dhe 9, që Ti të ngrihesh mes popullit Tënd, që të lëvizësh në mënyrë të mbinatyrshme në zemrat tona, me qëllim që të mund t’i shpenzojmë paratë tona për të ndarë ungjillin dhe që lavdia Jote të njihet në gjërat që janë më të rëndësishme në zemrën Tënde, që janë njerëzit në nevojë dhe njerëzit me nevoja urgjente fizike dhe frymërore. Perëndi, ne lutemi që të na ndihmosh dhe të lëvizësh në ne, që t’i shpenzojmë paratë për atë që është më e rëndësishme në zemrën Tënde. Dhe gjatë këtij procesi Ti të mundësosh që zemrat tona të jenë më të ngjashme me zemrën Tënde. Në emrin e Jezusit lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI