Kush është më i madh?

Sepse dëgjoj një zë që më thërret i shpenguar

MercyMeMercyMe janë një ndër grupet që kanë kryesuar klasifikimet për më shumë se një dekadë që nga publikimi i këngës së tyre ‘I Can Only Imagine,’ (Vetëm mund ta imagjinoj) që është kënga më e shkarkuar në historinë e muzikës së krishterë.

Welcome to the New, projekti i tyre më i ri, është një album për hirin, favorin e pamerituar. Ky ka qenë një nga albumet më të mirë të publikuar në vitin 2014, një album që ka tejkaluar pritjet e kritikëve të muzikës. Albumi i realizuar nga këta muzikantë të talentuar është shumë ritmik dhe bashkëkohor.


Bart Millard tregon për mesazhin e fuqishëm të këngës ‘Greater’ (Më i madh). Ai thotë: “Fëmijët e mi tashmë i kanë mësuar përmendësh këngët e albumit. Nuk ka asgjë që të ngroh zemrën më shumë se sa të dëgjosh fëmijët e tu të këndojnë këtë mesazh. E veçanta e këngës ‘Greater’ (Më i madh) është se djali im Ҫarli më ngjan shumë. Vitet e fundi kam shkuar në disa seanca këshillimi për restaurimin nga pikëllimi. Këshilluesi im më tha se nëse do të doja të shihja veten në një familje të shëndetshme atëherë mund të vështroja qëndrimin e Ҫarlit.

Ndërsa bisedoja me djalin tim, i cili ka një problem me të folurën i thashë, “Shoku, njerëzit mund të përqeshin, por ti ke diçka Brenda teje që të thotë se je ndryshe, se je më I fortë dhe je i bukur.”

Një ditë fëmijët po e përqeshnin dhe ai u ndje i dekurajuar, ndaj i thashë, “Të kujtohet se çfarë të kam thënë. Ata nuk janë fëmijë të këqij, armiku mund t’i përdorë, por ata janë djem të mirë. Nuk janë ata që po të kundërvihen, por është armiku. Ai të kundërvihet sepse ti je i veçantë dhe ai i trembet asaj që mund të bësh.”

Gjithmonë e kam inkurajuar të mendojë për ato gjëra që janë lart dhe pastaj ai filloi të këndonte këngën, “Ti je i shenjtë, i drejtë, i shpenguar.” Shpërtheva në lot, herë pas herë e dëgjoj të këndojë këtë këngë në shtëpi, dhe kam menduar se kjo po që është arsye për të kënduar dhe për të shkruar albume.

Nëse ka ndonjë këngë që përfaqëson më së miri nga ana muzikore dhe shpirtërore periudhën që po përjetojmë ajo është kënga ‘Greater’(Më i madh).

Ndërsa lexon këto vargje dhe dëgjon këtë këngë kujto se në këtë jetë nuk mund të bëjmë asgjë që Krishti të na dojë më shumë nga sa na do. Për shkak të kryqit ne jemi krijesa të reja. Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.

Sepse dëgjoj një zë që më thërret i shpenguar
Kur të tjerët thonë se kurrë nuk mjaftoj
më i madh është ai që jeton në mua
se sa ai që jeton në botë

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI