310341359 897611921214935 2421168297546554311 n 1

Dishepujt e vet i thanė: “Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet.” Mateu 19:10

Në vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar,e nuk kanë për t’u kthyer më ashtu siç kanë qenë. Vite më parë, në mënyrë që dëgjuesit tanë të na kontaktonin, ata  na shkruanin një kartolinë apo një letër. Sot komunikojnë me ne përmes postës elektronike. Një dekadë më parë, kur dëgjuesit tanë kërkonin skriptin e ndonjë komentari, ne e postonim ne adresën e tyre.. Sot në faqen tonë të internetit klikohet 4000 deri në 5000 herë në ditë, pra rreth 150.000 herë në muaj për të gjetur materialet që mund të nevojiten.

Një shërbim që ndihmon në menaxhimin e faqes së internetit, na jep gjithashtu të dhënat se sa njerëz janë përgjigjur ndaj një komentari, apo  ndaj një çështje të caktuar. Në gjuhën kompjuterike këto reagime quhen  “hits”. Kohët e fundit, ishim duke parë disa nga grafikët  që tregonin se cilat ishin ato tema që kishin prekur më shumë zemrën e atyre që na dëgjojnë. Një nga shigjetat e grafikut, shënonte shumë lartë audiencën për një ditë të caktuar. Po pyesja veten, “ Për çfarë kam folur unë atë ditë?” Filluam kërkimet. Ishte një komentar i thjeshtë ,që unë e kisha quajtur “ Një recetë për martesën.” Ai fokusohej në përbërësit e nevojshëm që do ta bënin një martesë të funksiononte.

 Që prej vitit 1963 unë kam qenë duke shkruar  komentarët  për  “Fjalë Inkurajuese” . Gjatë kësaj kohe, martesa ka ndryshuar në mënyrë drastike. Familja tradicionale, pra një baba që kujdeset të sigurojë për familjen dhe një nënë që qëndron në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e saj, thuajse nuk ekziston më. Gardhi i bardhë që rrethonte dikur vilën e vogël, tanimë është vetëm histori.  Kur ndonjëherë u rikthehemi programeve bardhë e zi, e bëjmë këtë vetëm për të përjetuar pak nga nostalgjia e viteve të shkuara.

Martesa ka përjetuar sulmin që ka sjellë ndryshimi . Pjesa më e madhe  e këtij ndryshimi ka pasur një efekt negativ, si mbi çiftet ashtu edhe mbi fëmijët. Edhe pse nuk mund të kthehemi më pas në kohë, ka disa gjëra që mund të bëjmë, në mënyrë që martesa të funksionojë. Dr. Paul Popenoe, këshilluesi i parë  mbi martesën dhe familjen, ka thënë se nëse dy njerëz dëshirojnë që martesa të funksionojë, ajo mund të funksionojë. Ata thjesht duhet të dëshirojnë  që raporti i tyre të ecë. Ndërsa  gjithçka që duhet për ta bërë një martesë të dështojë, është që njëri nga këta persona të thotë, “ Dua që të shkëputem nga kjo gjë. Dua të kem lirinë time.” Në këtë rast,  pavarësisht se sa i përkushtuar mund të jetë partneri tjetër , kjo martesë do të ngelet veç histori.

Shumica prej nesh hyjnë në martesë me frikë. Njerëzit kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Ne mendojmë se nëse dorëzojmë gjërat tona, nëse nënshtrohemi, nëse bëhemi të cenueshëm, mund të lëndohemi.  E thënë ndershmërisht, nuk ka asnjë garanci se kjo nuk do të ndodhë. Por unë di diçka. Rreziku është pjesë e dashurisë, e kur asgjë nuk rrezikohet, asgjë nuk fitohet.

Ne kërkojmë me forcë pavarësinë. Refuzojmë që jetët tona të shkrihen me njëra-tjetrën. Kjo na mban në një distancë, e cila asnjëherë nuk e lejon intimitetin që të zhvillohet. Të duket më shumë sikur po jeton me një të huaj, e jo me dikë që Zoti ka pasur si qëllim për ty. Pesë herë përmendet në Bibël se burri do të lerë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.

Një mish, jo dy individë të pavarur që kanë bërë një kontratë që do të jetojnë në të njëjtën çati, e me raste, ndonjëherë mund të ndajnë edhe shtratin.  Ata duhet të jenë një në mendime, në lidhje me financat, me harmoninë shpirtërore, e sërish të arrijnë të jenë unikë dhe të kenë identitetin e tyre personal.

Nuk është çudi që Pali përdorte analogjinë e bashkimit të burrit me gruan, si pikturë të marrëdhënies mistike dhe të mrekullueshme, të Krishtit me Kishën. Edhe pse martesa është  në kohë të vështira, ajo ende përbën një nga marrëdhëniet më të kënaqshme dhe më unike në tokë. Mos hiq dorë prej saj. Gjithçka që vlen shumë, kërkon shumë punë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI