edev 062822 2000x833 jpgKur e kuptojmë plotësisht fuqinë transformuese të së Vërtetës së Zotit, fillojmë të kuptojmë se sa larg është bota nga Zoti. Pali paralajmëron: ” Sepse zemërimi i Perëndisë  zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të  njerëzve, që  mbysin të  vërtetën në  padrejtësi,” (Romakëve 1:18).

Ndërsa ne adhurojmë një Zot të dashur, Perëndia ynë është gjithashtu i drejtë dhe nuk do të lejojë që natyra më katare e njerëzimit të kalojë pa u vënë re. Ne nuk mund të plotësojmë kërkesën e Perëndisë për drejtësi, megjithatë, siç na thotë Shkrimi, “Kjo drejtësi u jepet me anë të besimit në Jezu Krishtin të gjithë atyre që besojnë” (Romakëve 3:22). Në mëshirën e Zotit, edhe mëkatari më i pamerituar mund të gjejë falje dhe shpëtim nëpërmjet Krishtit.

Ungjilli është një mesazh i fuqishëm. Por për sa kohë që të krishterët ndihen të turpëruar për Ungjillin, për sa kohë që ne strukemi nga frika në vend që të flasim me guxim, për sa kohë që jetojmë si ata në errësirë, nuk do të kemi kurrë ndikim për Perëndinë.

A e keni fshehur të Vërtetën e Zotit? Rrëfejini Perëndisë nëse ju ka ardhur turp për Ungjillin. Rrëfejini Atij të  gjitha herët që keni heshtur, herët që  keni zgjedhur të mos dëshmoni, herët kur keni kompromentuar besimet tuaja për t’u përshtatur. Merrni faljen e Tij dhe, nga gëzimi i mëshirës dhe hirit të Tij, shpallni mirësinë e Tij ndaj jush përmes fjalëve dhe veprave tuaja.

Lutje: Zot, lutem sot që fuqia transformuese e mesazhit të Ungjillit të shfaqet në jetën time, në mënyrë që të jem një dritë në errësirë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Sepse Perëndia që  tha: “Le të  ndriçojë  drita në  errësirë “, ë htë  i njëjti që  shkëlqeu në  zemrat tona për t`na ndriçuar në  njohurinë  e lavdisë  së  Perëndisë , në  fytyrën e Jezu Krishtit.” (2 Korintasve 4:6).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI