Lër Mënjanë Shpërqëndrimet

Distracted L 920x690 2

Me shpirtin tim të dëshiroj Ty [o Zot] natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët… – Isaia 26:9

Ka shumë gjëra në jetë që largojnë zërin e Perëndisë dhe e shtyjnë Atë në prapaskenën e jetëve tona. Këto shpërqendrime vijnë në forma të ndryshme, nga televizori, radio…nga ushqimi deri te hobi. Edhe aktivitetet e kishës mund të na shpërqendrojnë ose largojnë nga Zoti. Megjithatë, vjen një ditë, kur për çdo person mbetet vetëm Perëndia. Gjithçka tjetër në jetë gradualisht kalon; edhe kur kalon, Perëndia do të jetë aty përsëri.

Bibla thotë se çfarë është e njohur për Perëndinë është fakt për të gjithë, sepse Ai e ka bërë të njohur veten në ndërgjegjen e brendshme të njerëzimit (shih Romakëve 1:19-21). Çdo person do të qëndrojë përpara Perëndisë një
ditë dhe do të japë llogari për jetën e vet (shih Romakëve 14:12).

Kur njerëzit nuk duan t’i shërbejnë Perëndisë me jetën e tyre dhe duan të jetojnë sipas mendjes tyre, ata gjejnë rrugë si të fshihen dhe të lënë mënjanë këtë njohuri të brendshme të Krijuesit të tyre, i cili dëshiron të flasë me ta dhe t’i drejtojë në rrugën që duhet të ndjekin.

Por asgjë nuk mund të kënaqë dëshirën tonë të brendshme për Perëndinë përveç bashkësisë dhe shoqërisë me Të. Isaia shprehu mirë urinë tonë për Perënidnë kur ai shkroi: “Me shpirtin tim të dëshiroj Ty [o Zot] natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët…(Isaia 26:9).

Të dëgjosh prej Perëndisë është jetike për të shijuar planin e Tij të përjetshëm për jetën tonë. Të dëgjosh Perëndinë është vendimi ynë; askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ne. Perëndia nuk do të na detyrojë të zgjedhim vullnetin e Tij, por Ai do të bëjë gjithçka mundet për të na inkurajuar t’i themi po rrugëve të Tij. Pra, çfarë po të shpërqëndron nga zëri i Tij? Një marrëdhënie e pashëndetshme? Një punë? Një zakon i keq? Perëndia po flet dhe Ai dëshiron të ketë shoqëri me ju. Lini mënjanë shpërqendrimet dhe bashkohuni me Të.

Lutje

Perëndi, ashtu si Isaia, shpirti im të dëshiron Ty. Unë e di që kam nevojë të dëgjoj zërin Tënd më shumë se gjithçka tjetër. Unë e di që ndërsa lë mënjanë shpërqëndrimet, Ti do të jesh besnik të takohesh me mua.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI