Marrëdhënie të vështira

Zgjidhni çështjet e pazgjidhura të cilat kanë shkaktuar fyerje dhe grindje.

Të shmangësh këto çështje nuk sjell asgjë tjetër përveç zemërimit, mos faljes dhe hidhërimit. Sigurisht që përballja me njerëzit është e vështirë, veçanërisht kur marrëdhëniet nuk janë të mira, por zgjidhja është e pamundur të gjendet vetëm kur të gjithë rrimë duarkryq dhe  zgjedhim mos të bëjmë gjë.

Kujtoni momentet e këndshme.

Duhet të përpiqemi të kundërshtojmë  negativitetin me gjëra pozitive, sigurisht, pa e harruar problemin. Është mirë të mendojmë për kohët e bukura, edhe pse mund të jetë e vështirë.

Zgjidhni një aktivitet të këndshëm për të shtuar kujtimet pozitive.

Në fillim mund të duket si diçka që duhet ta bëni patjetër kundër dëshirës suaj, por ne fillojmë t’i  pëlqejmë njerëzit kur kalojmë kohë së bashku dhe kalojmë një eksperiencë të bukur me ta.

Kujdes fjalët që thoni.

Fjalët mbartin fuqinë e jetës dhe të vdekjes, sipas Librit të Jakobit. Fjalët tuaja duhet të përdoren për të mirën e personit tjetër edhe pse është e lehtë të mendoni vetëm fjalët negative. Fjalët kanë ndikimin e tyre në ndjenjat tuaja.Mos u gënjeni: Zoti nuk lejon të vihet në lojë! Atë që njeriu mbjell, atë edhe do të korrë! (Galatasve 6:7)

Lutuni për ata që ju mërzisin.

I doni njerëzit ashtu si veten tuaj. Jezusi i donte armiqtë e Tij dhe lutej për njerëzit të cilët e lëndonin. Mesazhi i tij ishte t’i jepej dashuria e Tij e mbinatyrshme personit që nuk e meriton atë.

 Konsidero parimin e Biblës

Atë që njeriu mbjell, atë edhe do të korrë! (Galatasve 6:7). Sillu me të tjerët ashtu si do doje të silleshin ata me ty. Është rregulli i artë!

Falini të tjerët

Mos  u mbani fort te një fjalë e gabuar. Mënyra më e mirë për të parandaluar hidhërimin e një marrëdhënieje është të falësh. Falja është një zgjedhje që ju bëniHiri i Perëndisë është një dhuratë;  jepjuani edhe të tjerëve . Perëndia ju fali sepse Ai është i hirshëm.

Lexoni 1 e Korintasve 13

Ky është  një varg i cili ju kujton dashurinë. “4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyre të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. (1 eKorintasve 13:4-7)

Ne kemi nevojë për dashurinë e  Perëndisë nëse dëshirojmë të duam mirë të tjerët.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI