Do të ndajmë me ju disa rekomandime të cilat do t’u ndihmojnë të rrisni memorien, kohën që përqendroheni, e funksionin e trurit. Është e vërtetë se me kalimin e moshës, trupi ynë plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ti mund të përmirësosh shanset e tua për të pasur një tru të shëndetshëm, nëse përfshin ushqime dhe pije të çmuara në dietën tënde.
Kafeina bën që të jesh më i përqendruar
Nuk ka faktorë magjikë që të rrisin menjëherë IQ, apo që të bëjnë më të mençur, por substanca të caktuara, si për shembull kafeina, mund të ndihmojnë për të pasur më shumë energji dhe të të ndihmojë që të përqendrohesh. Kafeina gjendet tek kafeja, çokollata, pijet energjike, e disa mjekime. Kafeina të zgjon, por efektet e saj janë jetëshkurtër. Dhe nëse kërkon të pish gjithmonë e më shumë, ky element do të fillojë të bëjë efektin e kundërt. Mbidoza në kafeinë të bën të ndihesh jo mirë.
Sheqeri mund të rrisë vigjilencën
Sheqeri është furnizuesi i preferuar i trurit, jo sheqeri industrial, por glukoza, të cilën trupi e proceson nga sheqeri dhe karbohidratet që ti ha. Për këtë arsye një gotë me lëng frutash mund të ndihmojë për një kohë të shkurtër memorien, dhe aftësitë mendore. Por nëse merrni me shumicë, memoria vetëm do të përkeqësohet dhe jo vetëm memoria por edhe zemra, pasi shumë sheqer rrezikon zemrën dhe sjell shqetësime të tjera.
Hani mëngjes që truri të ushqehet siç duhet
A tentoni ta anashkaloni mëngjesin? Studimet kanë zbuluar se ushqimi në mëngjes, mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë, kanë tendencën që të kenë performancë më të mirë se ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Ushqimet në krye të listës për të ndihmuar trurin përfshijnë: drithëra me fibra të plota, qumësht dhe fruta. Vetëm mos ha tepër; studiuesit gjithashtu kanë arritur në përfundimin se nëse konsumojmë mëngjes me kalori të larta, kjo do të na pengojë përqendrimin.
Peshku është vërtet ushqim i trurit
Peshku është një burim proteinash dhe si pasojë është një nxitës i shkëlqyer i trurit. Ai është i pasur më omega 3. Këto yndyra të shëndosha kanë fuqi të mahnitshme për trurin: Një dietë që përmban nivele të larta të tyre , bën që të ketë më pak rrezik për dementia dhe fuqia mendore bie më ngadalë. Për më tepër, këto aminoacide mund të luajnë një rol jetësor në rritjen e kujtesës, sidomos kur plakemi. Për shëndetin e trurit dhe të zemrës, hani peshk dy herë në javë.
Ha përditë pak arra dhe çokollatë
Arrat dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E, që luan një rol antioksidant . Çokollata e errët gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese, dhe përmban simulantë natyrorë si kafeina, e cila mund të përmirësojë fokusin.Shijo pak çokollatë të errët të shoqëruar me arra për të marrë të gjitha përfitimet që ju nevojiten, pa shtuar shumë kalori dhe sheqer.
Shto në dietë avokado dhe drithëra të plota
Çdo organ në trupin tonë varet nga qarkullimi i gjakut, sidomos zemra dhe truri. Një dietë e plotësuar me drithëra dhe fruta si avokado mund të ulë riskun për problem me zemrën dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo gjithashtu ul rrezikun që të formohen pllaka në gjak dhe rrit qarkullimin e gjakut dhe ndaj ndihmon qelizat e trurit. Drithërat e plota kontribuojnë gjithashtu për të pasur fibra dhe vitaminë E. Edhe pse avokadot kanë yndyrë, kjo është yndyrë e mirë që ndihmon për një qarkullim të shëndetshëm të gjakut.
Boronicat janë shumë të ushqyeshme
Kërkimet që janë bërë tek kafshët na tregojnë se boronicat mund të na ndihmojë që të ruajmë trurin nga dëmi që mund të na shkaktojnë radikalet e lira, gjithashtu mund të reduktojë efektet e moshës siç është për shembull sëmundja e Alzaimerit dhe Dementia. Studimet kanë treguar se dietat e pasura me boronica përmirësuan funksionimin e të mësuarit dhe muskujve të kafshëve më të moshuara, duke i bërë ato mendërisht të barabarta me kafshët e reja.