9 gjërat që studentët duhet të bëjnë gjatë pushimeve

Gjatë pushimeve të verës është e lehtë që të bëhesh më dembel dhe të duash vetëm të ulesh, pa bërë asgjë tjetër. Por ka edhe gjëra të rëndësishme për t’u bërë, të cilat do ishte mirë të ishin pjesë e pushimeve tuaja. Por çfarë mund të bëni? Ideja kryesore për t’u mbajtur mend është të shfrytëzoni çdo moment, kjo do t’u bëjë të lumtur kur t’u ktheheni sërish studimeve në vjeshtë.

1.Fillo të pjekësh receta të shijshme

Çfarë ka më të këndshme gjatë pushimeve se të gatuash dhe aq më tepër të pjekësh? Shtëpia juaj do mbushet me një aromë të mrekullueshme dhe kështu edhe mund të çosh një dhuratë të shijshme kur të mblidhesh me miqtë, ose nëse dikush vjen në shtëpinë tënde.

2.Takohu me miq të vjetër ( e mos harro të kontaktosh me të rinjtë)

Pak a shumë të gjithë miqtë  e tu do të jenë po ashtu pushim gjatë kësaj periudhe. Ti mund ta përdorësh këtë kohë për t’u  rilidhur me ta, për të folur për kohët e bukura që keni kaluar bashkë.  Për këtë mund të përdorësh mediet sociale, apo të lësh një takim me ta.

3.Ushtrohu

Duhet të qëndrojmë të shëndetshëm, edhe të luftojmë me përgjumjen që të sjellin pushimet. Nëse ushtrohemi  do të dukemi më mirë, e ç’është më e rëndësishme do të ndihemi akoma më mirë.

4.Planifiko semestrin tjetër

Për studentët, është koha për të  menduar se si të programosh semestrin e ri që do të vijë. Mendo për mënyrat sesi mund të prezantohesh dhe të kesh komunikim miqësor me pedagogët, duke u përpjekur që t’i njohësh më nga afër ata dhe kërkesat që ata kanë.  Mendo si të bësh miq të rinj që jo vetëm do të ndihmojnë të kesh një kohë më të mirë, por edhe do të jenë ndihmë për arritjet e tua akademike. Mendo se cilat janë lëndët që do dëshiroje të zgjidhje, e sa duhet të zgjedhësh në mënyrë që të ruash balancën. E gjithashtu të duhet të mendosh për mënyrat sesi do të organizosh kohën tënde, në mënyrë që edhe të pushosh.

5.Rishiko dhe përditëso cv-në tënde

Pavarësisht nëse të duhet të aplikosh për një punë apo  për praktikë, duhet që dokumentet e tua të jenë të  përditësuara. Nuk i dihet se kur mund të të hyjnë në punë. Në momentin që më pak e pret mund të dalë një mundësi e shkëlqyer dhe do të ishte më mirë që të ishe gati. Ndaj, gjatë kësaj kohe pushimi, merr pak kohë dhe përditëso të dhënat e tua.

6.Lexo

Ajo çfarë po sugjerojmë është që të lexoni gjërat që me të vërtetë ju pëlqejnë shumë, e jo detyrimisht literature që do ju hyjë në punë për shkollën. Me të  vërtetë, kur ka qenë hera e fundit që ke lexuar një libër vetëm sepse të pëlqen dhe jo sepse të duhet për studimet e tua? Zgjidh një libër që duket interesant, rehatohu e nis udhëtimin tënd imagjinar. Është më bukur nga çfarë mendojmë. Shijoje, më vonë do të ndihesh i lumtur që e provove këtë gjë.

7.Kalo kohë me familjarët e tu.

Ti i do ata dhe ata të duan ty.  Pavarësisht se sa e pranojmë ne na merr malli shumë për ta. Nuk duhet të presësh vetëm verën për të pasur marrëdhënie të ngushtë me ta. Meqenëse  ritmi ka qenë shumë i shpejtë gjatë ditëve ku duhet të ishe prezent në shkollë e më vonë të studioje deri vonë, ky është momenti i duhur për të qenë pranë tyre dhe për të folur me ta, në mënyrë që lidhja juaj të bëhet edhe më e fortë.

8.Shih një film

Disa nga filmat më të mirë dalin gjatë kohës së pushimeve dhe duke qenë se ke më shumë kohë të lirë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u shfrytëzuar. Kërkoji një miku, një familjari që të vijë së bashku me ty dhe të shijoni një film të mirë dhe   merrni ca kokoshka që i shkojnë më së miri rastit.

9.Vullnetarizmi

Koha e pushimeve është një kohë shumë e mirë për të qenë vullnetar. Ka shumë opsione që mund të zgjedhësh, kishat tani janë duke organizuar shumë kampe për fëmijë, ju mund të ndihmoni fare mirë aty. Apo mund të bëheni pjesë në çfarëdolloj kauze në të cilën ju vërtetë besoni se mund të jeni ndihmë për të përmirësuar cilësinë e jetës të komunitetit që ju rrethon.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI