Gëzimin e Zotit kam forcë

Në errësirë do të kërcej

Në hije dyshimi do t’ këndoj

Gëzimin e Zotit kam forcë

Thelbi i mesazhit të Rend Collective si komunitet dhe si grup, ka qenë gjithmonë gëzimi dhe festimi. Kujtojmë këtu albumin e katërt të grupit të titulluar ‘Arti i Festimit’ përmes të cilit inkurajuan dëgjuesit të jetojnë besimin e tyre me mahnitjen e një fëmije. Ata besojnë se duke zgjedhur gëzimin në Zotin pavarësisht rrethanave, do të gjejnë forcën për të qëndruar në këmbë dhe në ditën më të vështirë.

Në albumin e tyre të fundit, ‘As Family We Go’ (Shkojmë si familje), ata vazhdojnë të shkruajnë këngë plot jetë dhe pse mund të kenë lindur në rrethana të errëta. Ali, anëtarja e vetme femër e grupit tregon këtë histori: “Thuajse gjithë kohën ne udhëtojmë bashkë me djalin tonë 2 vjeçar, Arturin. Pak muaj më parë përjetuam gëzimin e një tjetër shtatzënie dhe mezi prisnim këtë kapitull të ri në martesën dhe familjen, kur papritmas pësova një abort spontan dhe humbëm foshnjën. Përjetuam shumë zhgënjim, u ndjemë si të lënë në baltë nga Zoti. U ndjemë si të dështuar dhe të braktisur. Ndaj ky ishte një moment në jetën tonë, ku duhet të kërkonim me ngulm gëzimin, që të gjenim forcën. Perëndia nuk do që ne thjesht të mbijetojmë, nga një ditë në tjetrën, por ai na ka thirrur dhe na ka sjellë në jetë për të lulëzuar dhe për t’u rritur, dhe për të krijuar një tablo të bukur për famën dhe lavdinë e tij. Ne shpallëm të vërtetën e Biblës se Gëzimi i Zotit është forca jonë, se ai po punon që çdo gjë të bashkëveprojë për mirë.”

Rend Collective zgjodhën gëzimin dhe besimin, në vend të dëshpërimit dhe cinizmit, duke qenë të bindur se nuk do të mund t’ia dilnim mbanë atë periudhë pa forcën e Zotit. Ata kanë parë se si në një rrethanë shumë të vështirë, gëzimi u dha forcën për të vazhduar. Shpresojmë që kjo këngë t’ju inkurajojë që pavarësisht asaj që kaloni në jetë, historisë juaj, stuhisë apo vështirësive tuaja, gëzimi i Zotit të jetë forca juaj.

GEZIMIN E ZOTIT KAM FORCE 2

Ndonëse lotët rrjedhin

Këngën time ngre tek ti

Ndonëse zemra më lëshon

Këngën time ngre te ti

Për sa të marr frymë

Të lavdëroj Ty

Zot

 

Natën e errët,

sytë i ngre lart tek ti

Kur ujërat trazohen,

sytë i ngre lart tek ti

Sa kam shpresë në zemër

Të Lavdëroj Ty

Zot

 

Në errësirë do të kërcej

Në hije dyshimi do t’ këndoj

Gëzimin e Zotit kam forcë

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI