Lulet që çelin pas zjarrit

Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt. Gjoni 12:24

Kur zjarri përfshiu vendin që gjendej pranë zyrës sonë, një nga ndërtesat që u shkatërrua ishte një kopsht botanik që kishte më shumë se  2 mijë varietete të ndryshme të bimëve dhe luleve. Ai njihej si Kopshti Hortense Miller. Vendi të jepte ndjesinë e parajsës, i mbushur plot gjelbërim dhe lule.  Patjetër që zjarri e la kodrën të zezë e të mbushur me shenja të shëmtuara. Fatkeqësi? Po! Kështu e quajnë njerëzit, e kështu ishte. E megjithatë, vetëm pesë muaj më vonë, kodrat u mbushën me bukurinë e  luleve të egra që nuk ishin parë në këtë zonë prej 30-100 vitesh.

Ja si ndodhi. Vite më parë, përpara se kjo zonë të kthehej në një kopsht, në kodër kishte lule. Ato u zëvendësuan me lule shtëpie dhe me shkurre, që filluan të merrnin dritën e diellit, e ushqimin  që u duhej nga toka. Farat e luleve të egra, qëndronin të fjetura, por nuk kishin vdekur. Më pas erdhi zjarri, ai solli një shkatërrim nga pikëvështrimi njerëzor. Zjarri dogji atë çfarë gjeti në tokë, duke lejuar kështu dritën e diellit dhe shiun që të depërtonin mbi këto fara të egra që po flinin, e që pastaj çelën dhe u ringjallën duke shpërfaqur bukurinë e tyre.

Zonja Miller, pronare e këtij kopshti tha “ Nuk isha e lumtur që kjo ndodhi. Por unë mendoj se ajo që pasoi, është diçka shumë emocionuese.”  Sot është ndryshe nga kopshti formal e hijerëndë që ekzistonte përpara zjarrit, por bukuria gjendet akoma këtu. Është rregulluar sërish sipas organizimit të nënës natyrë.  Ajo që dukej se ishte një fatkeqësi, u kthye në një tjetër lloj bukurie. Kjo bukuri mund të realizohet vetëm prej duarve të Perëndisë. Sa ngjan e gjithë kjo me jetën tonë!

Ndonjëherë, ajo që ne na duket një fatkeqësi në fillim, është thjesht dora e Perëndisë që po rregullon dhe ridrejton jetët tona, gjë që ne nuk mund ta shohim apo ta kuptojmë në moment. Roger Bannister ka thënë “ Dështimi, është po aq emocionues saç është edhe suksesi, nëse përpjekja gjatë rrugës ka qenë e vërtetë dhe e plotë.”

Ku qëndron ndryshimi midis një të Krishteri dhe një njeriu që e konsideron jetën një lëvizje të paorganizuar të  fatit?  Një i  Krishterë beson se është qëllimi dhe dizenjimi i Perëndisë, ai që qëndron pas çfarëdolloj ngjarje që njeriu nuk mund të kuptojë menjëherë. Ai  që beson pret  për lulet e egra që do të çelin pas zjarrit.

Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt. Gjoni 12:24

Besimi se Perëndia do të sjellë lule pas zjarrit, vjen prej sigurisë se Perëndia nuk na gënjen.  Bibla premton qartë “Tė gjitha gjėrat bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij.” Ka kohë kur  duhet të presësh me durim për lulet që do të vijnë, pasi ka rënë zjarri. Kjo është koha kur të duhet të ecësh me besim , duke e jetuar jetën ditë pas dite, ndonjëherë edhe orë pas ore.

Unë kam në zotërim një copë të vogël jorgani, të bërë nga të Krishterë nga Kamboxhia gjatë kohës që ishin në një kamp refugjatësh në Tailandë. Po të vështrosh  nga njëra anë e dizenjos do të shohësh vetëm copa të ngatërruara dhe pjesë pambuku që duken  copë e çikë. Por nëse e kthen në krahun tjetër sheh një copë të mrekullueshme  me ngjyra të ndryshme.

Mbasi zjarri kalon, jeta duket shumë e shkatërruar dhe e rrëmujshme, por ndërkohë që ne presim me besim, perëndia do ta kthejë  pamjen që ne shohim dhe do të na shfaqë atë që Ai ka krijuar. Mik, lulet do të vijnë pas zjarrit teksa ti pret për Zotin dhe e lejon Atë që të të restaurojë. Nëse jeta jote është shkatërruar nga zjarret që kanë shkatërruar shtëpitë, e kanë djegur  litarët e dashurisë, lër Perëndinë që t’i flasë zemrës tënde.  Fillo të presësh për lulet që mund ta transformojnë  këtë peizazh të errët. Kjo do të ndodhë me siguri.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI