Ja cilat janë tre gjërat më të rëndësishme të cilat duhet t’i praktikoni në rutinën tuaj të përditshme.
Futja e mjaftueshme e lëngjeve në trup ndikon që lëkura juaj të duket më e shëndetshme, më rinore dhe e mirë hidratuar.
1.Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të zgjoheni është të pini një gotë me ujë
Pini të paktën një deri dy litra ujë në ditë. Në këtë mënyrë i gjithë trupi hidratohet dhe mban funksionimin e rregullt të të gjitha organeve.
2.Stërvituni ose meditoni në rutinën tuaj të përditshme
Jo vetëm që do të ndjeheni më të relaksuar dhe vital, por kështu do të mund ti kushtoni vetes suaj 5-10 minuta kohë meditimi apo lutje dhe çlodhje fizike.
3.Hani mëngjesin
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kur ne duhet të ushqejmë trupin me ushqimet më të shëndetshme, të cilat na japin energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, mëngjesi është ushqimi i parë që e fusim në stomak të zbrazët pasi ka tretur ushqimin një natë më parë.