Lidh një fjongo të verdhë

Lexo: Luka 15:11-24

Aleksit i dukej sikur çdo pemë në qytet ishte zbukuruar me fjongo të verdha. Ai e dinte që ato ishin vendosur atje për të mirëpritur ushtarakët që po ktheheshin në shtëpi. “Por përse kanë vendosur fjongo të verdha?” pyeti ai nënën e tij. “Përse nuk i kanë vendosur të kuqe, të bardha ose blu?”

“Dëgjo, ekziston një histori e vjetër për këtë… në fakt, ka disa versione të ndryshme të historisë,” tha nëna. “Sipas dikujt, një djalosh, do ta quajmë Xhimi, bëri disa krime dhe e dërguan në një burg larg shtëpisë së tij. Në atë kohë njerëzit nuk mund të udhëtonin aq lehtë sa ne tani, kështu, familja e Xhimit nuk ishte në gjendje ta vizitonte atë. Pas disa vitesh ai doli nga burgu, por kishte frikë se mos të afërmit nuk do të donin që ai të kthehej në shtëpi. Dhe ai i dërgoi gruas një letër. ‘Më vjen keq për mënyrën se si jam sjellë dhe do ta pranoj faktin nëse ti nuk do të duash të më shohësh më asnjëherë,’ shkroi Xhimi, ‘por unë prapë të dua shumë. Kam dëgjuar se autobusi vazhdon të kalojë pikërisht pranë shtëpisë tonë, kështu që të premten tjetër do të jem në autobusin e orës katër e gjysmë të pasdites. Nëse mund të më falësh dhe dëshiron që të kthehem në shtëpi, lidh një fjongo të verdhë rreth trungut të lisit të vjetër para shtëpisë. Nëse fjongoja do të jetë atje, unë do të zbres, por nëse nuk do të jetë, do të qëndroj në autobus dhe jashtë jetës tënde.’”

“Uaaa!” psherëtiu Alesi. “Jam i sigurt që ka qenë i tensionuar.”

“Po, ishte,” tha nëna. “Ishte shumë i tensionuar. ‘Zotëri,’ i tha ai burrit që ishte ulur pranë tij, ‘do të më bësh një nder?’ Xhimi i tregoi burrit historinë e tij. ‘Unë kam shumë frikë të shoh,’ tha Xhimi. ‘A mund të shohësh ti dhe të më thuash nëse rreth atij lisi të vjetër është lidhur një fjongo e verdhë?’

Burri pranoi dhe, ndërkohë që autobusi bëri një kthesë, Xhimi e mbuloi fytyrën e tij me duar, ndërsa burri pa pemën.

Papritur, burri e kapi Xhimi nga krahu. ‘Shiko!’ bërtiti ai. ‘Shiko!’ Xhimi hapi sytë. Ai pa një fjongo të verdhë të lidhur rreth trungut të pemës dhe shumë të tjera që vareshin thuajse në çdo degë! Gruaja e tij dhe anëtarët e familjes qëndronin para pemës duke tundur një pankartë të madhe ku ishte shkruar: ‘Mirëserdhe në shtëpi, Xhimi! Ne të duam!’”

“Fantastike! Kjo ngjan me historinë e djalit plëngprishës,” tha Aleksi duke qeshur. “Mendon se edhe babai i tij kishte lidhur një fjongo të verdhë?”

Nëna qeshi. “Nuk mendoj,” tha ajo, “por duke qenë se kjo histori u bë e njohur, fjongot e verdha janë kthyer në një simbol që do të thotë: ‘Mirëserdhe në shtëpi!’”

Po ti je njeri që ia mbath? Mbase nuk je larguar nga shtëpia, por a je përpjekur ndonjëherë t’ia mbathësh nga Perëndia? A je një i krishterë që nga kokëfortësia po bën gjëra që nuk e kënaqin Atë? Perëndia dëshiron që ti të pranosh mëkatin dhe të largohesh prej tij. Fjongoja e verdhë tregon se dashuria e familjes është e madhe. Por dashuria e Perëndisë është edhe më e madhe! Ai dëshiron të na mirëpresë sërish në bashkësinë e Tij.

Kthehu tek Zoti  !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI