“Help me remember you love me
when my thoughts decieve my fragile heart
I know that your for me….“
Grupi 1 Crew këndojnë muzikë pop dhe hip-hop të krishterë. Ata bënë debutimin e tyre të parë me këngën e tyre hit “Can’t Go On”, në vitin 2007. Më pas grupi filloi karrierën e tyre shumë aktive ku pothuajse çdo muaj publikonin nga një këngë të re. “WAKE ME UP”( “Më zgjo” ), është kënga e tyre e re pas ndryshimeve që grupi ka pësuar së fundmi. Kjo është një këngë ritmike që dëgjohej shumë nga të rinjtë dhe që u rendit në një ndër këngët më të mira të krishtera në klasifikime.
ManUell një nga anëtaret e grupit na tregon historinë e kësaj kënge: “Gjatë vitit të fundit Perëndia më ka folur për shumë gjëra dhe një nga gjërat që më tregoi ishte se unë duhet të kujtoja se kush isha në Të. Për ditë me radhë kur zgjohesha ndihesha i pashpresë dhe ardhmja ime tepër e pasigurt dhe Zoti po më kujtonte: “Kush mendon se je? A mos mendon se je jetim? A mos mendon se unë nuk të shikoj?” Ai më tregoi se do të ishte gjithmonë babai im dhe unë do të isha gjithmonë fëmija i tij dhe se nuk do të kishte asnjë ditë ku unë do të zgjohesha pa një qëllim, prandaj nëse po kalon një situatë të ngjashme ku ndihesh pa identitet kujto se je një bir je një bijë e Perëndisë dhe se nuk do të ketë asnjë ditë kur Perëndia