Liderët fetarë të Ukrainës, thirrje për lutje botërore!

Liderët fetarë të Ukrainës bëjnë thirrje për një ditë botërore të lutjes në 24 Shkurt, një vit pas pushtimit rus. “Ne duam të organizojmë një ditë të veçantë të lutjes në të gjitha kishat dhe shtëpitë e tjera të lutjes në Ukrainë” tha Presidenti i Bashkimit të Kishave Baptiste në Ukrainë, Valery Antonyuk. Ai tha se për këtë i është kërkuar edhe Papa Franceskut në Vatikan “të mbështesin këtë nismë në të gjithë botën, që në një ditë të vetme njerëzit të luten për Ukrainën. “Ne besojmë se Perëndia mund bëj mrekulli ju falenderojmë për agjërim dhe lutje sikurse Bibla thotë”, apelon Presidenti i Bashkimit të Kishave Baptiste në Ukrainë Valery Antonyuk.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI