Emri i saj është “Urdhëruesja ‘ti duhet…’” dhe ajo vjen për të prishur qetësinë në mendjen tuaj, veçanërisht pas çdo lloj evenimenti shoqëror. Lejomëni t’jua shpjegoj këtë. “Urdhëruesja ‘ti duhet…’” është zëri i lehtë përbrenda që ju vjedh paqen dhe gëzimin kur ajo ju bën që t’i ktheheni vetes dhe t’i thoni: “Ti DUHEJ të kishe bërë më tepër,” ose “DUHEJ ta kishe bërë ndryshe këtë!”. Madje mund t’ju thotë diçka të pavlerë si: “DUHEJ ta dije që nuk mund ta vishje atë fustan sonte!”.
Mikesha ime Xhoni Fejërstin (nga gjermanishtja) më tha se e njeh mirë “Urdhëruesen ‘ti duhet…’”. Ajo thotë: “Kjo urdhëruese flet shumë kur je shtrirë për të fjetur pas një evenimenti të rëndësishëm, veçanërisht kur ti ke qenë përgjegjëse. Ajo flet deri në mes të natës. Unë e njoh mjaft mirë atë!”. Dhe lejomëni t’ju paralajmëroj: Ajo zgjedh një kohë kur ju jeni vërtet të lodhura për ta heshtur atë.
Siç e thashë, një nga gjërat më të këqija që “Urdhëruesja ‘ti duhet…’” bën është që na vjedh paqen dhe gëzimin. Ajo e përqendron vëmendjen tonë te vetja, në vend që të na lejojë t’i lëmë në duart e Perëndisë ngjarjet e së kaluarës dhe rezultatet. Ju nuk mund ta ndryshoni të kaluarën. Ka mbaruar. Çfarë është bërë, është bërë. Ndaj, çfarë duhet të bëni ju?
Epo, unë thjesht do të ndaj përvojën time personale dhe mbase kjo do t’ju ndihmojë. Kur kjo më ndodh mua, unë kthehem te premtimi i Perëndisë te Isaia 26:3, që thotë: “Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.”. Mbase ju mendoni se unë jam eksperte në këtë gjë, por nuk jam. Vazhdimisht e vazhdimisht unë e vë në zbatim këtë varg duke i përqendruar mendimet e mia te Zoti, jo te opinionet e njerëzve.
Ndaj herën tjetër që “Urdhëruesja ‘ti duhet…’” ju hap telashe, thojini asaj të zhduket. Filloni ta adhuroni Atë për të gjitha bekimet e ditës suaj… një nga një. Ndërsa e bëni këtë, paqja dhe gëzimi i Perëndisë do të vërshojnë në zemrat tuaja.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI