Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetra

Arsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote.

Efesianëve 4:17-24

Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka kaq shumë njerëz të pakënaqur, të shqetësuar dhe të dërmmuar?

Arsyeja kryesore është se shumica e botës nuk e njeh Jezu Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot, kështu që ata nuk mund të kenë paqen dhe gëzimin e Tij. Por ka edhe të krishterë që janë të pakënaqur sepse kanë veshur “rroba” të vjetra nga e kaluara e tyre. Këto veshje mund të jenë, emocione dhe qëndrime të mbetura që nga fëmijëria, ose ka të ngjarë  që këta besimtarë po përpiqen të mbartin sjellje nga jeta e tyre, para Krishtit.

Zgjidhja është të ndërrojmë rrobat e vjetra me ato të rejat që Jezusi ka siguruar për ne (Isa. 61:10). Le  të lëmë mënjanë zakonet e vjetra dhe mënyrat e të të menduarit, ashtu siç do të bënim një veshje të grisur. Kjo do të thotë që ne nuk duhet t’i kujtojmë më vetes gabimet që na kanë bërë të tjerët. As nuk duhet t’i vlerësojmë zakonet mëkatare, të vazhdojmë praktikat e kësaj bote ose të mendojmë ashtu siç kemi menduar më parë.

Si krijesa  të reja në Krishtin, nuk kemi më punë të veshim rrobat e pista të mishit. Në vend të kësaj, le të ushtrojmë mendjen tonë të përtërirë dhe të veshim rrobat e reja që na janë dhënë nga Perëndia. Do të jemi të kënaqur vetëm kur të heqim dorë nga e vjetra dhe të veshim të renë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI