I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut 3:16
Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën.
A.Phillips, një studiues në Universitetin e Kembrixhit në vitet 1920, filloi t’a studionte Biblën thjesht si një libër. “Megjithëse u përpoqa në maksimum që të mos lidhesha emocionalisht,” tha ai, “ e gjeta veten sërish e sërish me një material çuditërisht të gjallë; që i fliste gjëndjes sime në mënyrën më të çuditshme.”
A është e mundur që një libër i vjetër i shkruar në një epokë tjetër t’u “flasë” njerëzve edhe sot? Në Zimbabve, Gaylord Kambarami i dha një burri një kopje të Dhiatës së Re. Burri e mori atë me idenë që ta përdorte si letër filtër për cigare, Por Kambarami i kërkoi që ta lexonte fillimisht. Vite më vonë, të dy burrat u takuan përsëri dhe duhanpirësi i emocionuar i tha Kambaramit: “Kam pirë cigare me letrat e ungjillit të Mateut, Markut e Lukës por kur arrita te Gjoni 3, vargu 16, nuk munda të pija më. Jeta ime ndryshoi që nga ai moment!” Ndaj që nga ajo kohë ky burrë nuk reshti së dhëni Dhiatën e Re çdo personi që takonte.
Bibla thotë: “Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” ( Hebrenjve 4:12)
Po ju çfarë eksperience keni pasur nga leximi i këtij libri jetëndryshues?
Lexoni: Hebrenjve 4:1-13