“…por sytë drejt kryqit kur ti ngresh
do të kuptosh se përherë i dashur do jesh …”
Grupi Casting Crowns vazhdimisht ka realizuar muzikë që ka me të vërtetë kuptim. Grupi gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak te muzikës së mirë që luajnë. Kështu ka ndodhur me albumin e fundit të tyre ‘Thrive’ i cili është pëlqyer shumë dhe ka marrë disa çmime. Lidhur me këngën e tyre ‘Just be Held’, kënga më e spikatur e këtij albumi, Mark Hall tregon:
“Të gjitha këngët që kam shkruar janë frymëzuar nga mësimet që kam ndarë me adoleshentët në grupin e të rinjve. Për 20 vite kam qenë drejtuesi i tyre dhe përpara se të filloja të shkruaja këngë kam qenë pastor. Doja që t’u mësoja atyre përmes këngëve, sepse ishin më të interesuar.
Që në fillimet e Casting Crowns çdo këngë e ka pasur një histori, por kjo këngë, nuk kishte një të tillë. Sapo kisha studiuar Filipianëve me studentët e mi, dhe u kisha thënë se ky libër quhej libri i gëzimit, dhe ironia e këtij libri është se është shkruar nga burgu. Me sa duket sipas fjalës së Perëndisë, gëzimi është shumë më tepër se sa thjesht të qenit i lumtur. Është më shumë si një spirancë jo në ujërat e qeta, por një spirancë në detin e trazuar. Kjo ishte tema për të cilën fola me studentët dhe më pas me Methju Uest shkruam këngën.
U nisëm në turneun Thrive, ku gjatë gjithë kohës këndonim këtë këngë. Kur u ktheva në shtëpi mësova se kisha një tumor në veshkë i cili duhej operuar. Kjo më tronditi! Nuk isha gati për këtë lajm. Unë jam personi që inkurajoj të tjerët kur kalojnë në vështirësi. Nuk e kisha përjetuar të kundërtën, por unë kisha nevojë për inkurajim. Në këtë këngë i këndoj Perëndisë gjatë një stuhie në jetën time, duke kujtuar se dhe pse e sotmja po shkon keq, Zoti është i mirë. Unë doja të shkruaja një këngë, ku Perëndia më këndonte mua, gjatë një stuhie në jetën time. E kam kënduar këtë këngë në turne për një vit e gjysmë dhe një natë mes gjithë gjërave që po kaloja, sapo këndova vargun e parë të këngës, kuptova se për kë ishte kënga.Vargu i parë i këngës thotë: ‘Mbahu sepse të gjithë të duan që të jesh i fortë, por papritmas jeta të godet dhe vështirë se veten e mban dot.’
Dua t’ju kujtoj që dhe pse nuk mund ta shikoni planin e Perëndisë, nuk do të thotë se ai nuk ka një plan. Ka gjithmonë një dorë që ju mban dhe kur mendoni se gjërat janë jashtë kontrollit. Çdo natë kur unë ndaj këtë histori në koncerte, u kërkoj të ngrihen atyre që i kanë mbijetuar sëmundjes së kancerit,, të tjerët qe janë aty duartrokasin, dhe ata shohin në mua një lidhje dhe një ndjenje solidariteti. Ata e kuptojnë se çfarë po ndaj me ta sepse kanë kaluar të njëjtën gjë. Ndonjëherë unë nuk mund të fillojë të këndoj nga emocionet kur i shoh në dhomë. Në reagimet e tyre shoh se si Perëndia ka punuar ne ta dhe se si Ai është, Ai që thotë që është.”