Lexo: Psalmi 100:4
“Unë do të lutem sot!,” tha Tamara ndërsa u ul me familjen e saj për vaktin e mëngjesit. Babai tundi kokën, kështu që Tamara drejtoi një lutje para se të hanin. Ajo u lut duke pasur në mendje shëtitjen që kishin menduar për ditën “I dashur Jezus, bekoje këtë ushqim. Na jep një mot dhe kohë të mirë. Mos lejo që dallgët të jenë shumë të larta. Na jep siguri. Dhe të lutem bëj që Kristi të mos jetë i bezdisshëm. Amen.” Kur ajo mbaroi, babai u duk i zhytur në mendime ndërsa po rrihte vezët. Pas mëngjesit, ata hipën në makinë—nëna dhe babai, Tamara,vëllai i saj Amosi dhe Kristi i vogël. Së shpejti ata po shijonin diellin dhe rërën tek liqeni. Pak më tutje, disa pulëbardha luftonin për disa copëza të vogla ushqim që gjetën. Secila prej tyre bënte zhurmë për të mbledhur sa më shumë që mundej për vete. Tamara tha: “Unë mendoj që ato zogj duhet të jenë të uritur. Sa do doja që t’i ushqenim a nuk do doje dhe ti Amos? Çfarë mund t’ju japim atyre nënë?” Nëna mori disa biskota të kripura nga koshi i piknikut dhe tha: “Provoni këto”. Tamara dhe Amosi shkërmoqën biskotat e kripura ndërsa ecën poshtë plazhit.
Kur ata hodhën thërrime te pulëbardhat, ato u grumbulluan menjëherë duke u klithur zogjve që shpejt gëlltisnin pjesët dhe klithnin për më shumë. Ata prisnin afër fëmijëve, praktikisht duke rrëmbyer biskota të kripura nga gishtrinjtë e tyre. Amosit nuk i pëlqente trazira dhe shpejtoi të kthehej te nëna e tij, por Tamara vazhdoi që të ushqente zogjtë. Ajo bërtiti e gëzuar: “ Unë mendoj që ata më duan.” Kur biskotat e kripura mbaruan, zogjtë ikën, duke parë diku tjetër për një tjetër lëmoshë ushqimi. Tamara tha e trishtuar: “Oh,babi, pulëbardhat nuk më pëlqyen! Ato thjesht donin biskotat e kripura! Kur ato morën çfarë deshën u larguan! Babai tundi kokën dhe tha, duke qeshur me mëdyshjen e saj: “Unë kam frikë se ne jemi ndonjëherë si pulëbardhat—më shumë të interesuar për gjërat që mund të marrim sesa për atë që na jep bekon. Lutjet tona shpesh përmbajnë më shumë fjalë si më jep mua sesa fjalë si falëminderit. Ne shpesh duhet të jemi më falënderues për të gjitha bekimet që Jezusi na jep dhe gjithashtu për vetë Jezusin.” Para drekës së tyre, Tamara u lut përsëri me zë të lartë. Babai qeshi ndërsa ajo tha, “Faleminderit, Jezus, për ushqimin dhe motin e këndshëm, për njëri-tjetrin dhe Ty, dhe . . .”
A ke thënë ndonjëherë një lutje falënderimi pa kërkuar diçka? A ke thënë ndonjëherë thjesht, “Jezus, të dua”? Ai do që t’i dëgjoj kërkesat e tua, por ndonjëherë, duhet thjesht t’i japësh Atij lavdërimin tënd. Ai e meriton atë. Pse të mos ndalosh për një moment që t’i thuash Atij për disa gjëra për të cilat je falenderues dhe që t’i thuash gjithashtu që ti e do Atë.