Lexo: Hebrenjëve 13:15-16; Jakobi 2:14-1
Sheli u lut disa ditë para Falënderimeve: “. . . dhe të lutem ndihmo njerëzit në Misionin e Zonës Perëndimore, gjej mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë të shërbejnë në darkën e Falënderimeve.” Ajo mbaroi dhe tha amen, duke mbaruar devocionin e ditës së familjes. Nëna tha më vonë atë mbrëmje: “Kam qenë duke menduar. Ndoshta si familje mund të ndihmojmë si vullnetarë në Misionin e Zonës Perëndimore këtë ditë Falënderimi.” Sheli thirrri “Çfarë! Unë nuk dua ta kaloj ditën e Falënderimit atje! Po darka jonë me gjelin e detit?” Nëna tha: “Unë mendoj se ne mund të shërbejmë gjithashtu. Le të mendojmë për këtë.” Sheli murmuriti shumë e vrenjtur: “Do mendohem…”. Ajo u çua dhe pyeti: “Nënë meqë ne nuk kishim ëmbëlsirë për drekë, a mund të bëj një kek për më vonë këtë mbrëmje?” Nëna pyeti: “A mund të përgatisësh një kek me këto pak që ke? Nuk i kemi të gjitha gjërat që duhen.” “Po mundem,” e siguroi Sheli mamanë e saj dhe me padurim fillojë të punonte. 
Sa falënderues je ti për bekimet e Perëndisë në jetën tënde? Falënderues mjaftueshëm saqë të lejosh atë që të përdori duart dhe këmbët e tua për të treguar dashurinë e Tij? Ndoshta nuk e ke mundësinë që të ndihmosh në një mision, por sikur të ndihmosh në shtëpi? Po sikur të jesh miqësor dhe i mirë me një nxënës të ri? Po sikur t’i dëshmosh një miku? Mos thuaj vetëm unë e dua Perëndinë; tregoje këtë gjë. Shijoje këtë ditë dhe shiko për mundësi për të treguar besimin tënd në Perëndinë duke e kënaqur atë në mënyrën sesi vepron çdo ditë.
Tregoje besimin tënd përmes veprave!
