Thashethemet janë helmuese. Jo vetëm që janë të dëmshme emocionalisht për personin që është duke bërë thashetheme, por thashethemi është i dëmshëm dhe për njerëzit që marrin pjesë në atë bisedë duke e dëgjuar. Thashethemi, qoftë i vërtetë apo i rremë, nuk është një aktivitet i shëndetshëm për t’u marrë. Bisedat negative mund të dekurajojnë njerëzit dhe t’i bëjnë ata ta përjetojnë keq emocionalisht. Përpara se të bëheni pjesë e një bisede të tillë kini parasysh disa gjëra.
Pyet veten cili është thelbi?
Çfarë po fiton duke e përsëritur thashethemin? A po lëndon dikë tjetër ky informacion? A po bën thashetheme që të jesh ti në qendër të vëmendjes? Sigurohu që t’i bësh vetes këto pyetje të rëndësishme dhe zbulo rrënjën e thashethemit. Në vrullin e një bisede marrja me thashetheme mund të mos duket si një vendim i keq, por ky gjykim i juaji mund t’ju lëndoj personalisht.
Pse?
Pse po bën thashetheme? Heto brenda teje dhe identifiko arsyet se pse je duke bërë thashetheme. A je i zemëruar me personin, apo nëse të kanë bërë diçka? Ji i sinqertë me veten dhe konsidero arsyet e veprimeve te tua.
Kujdes me kë shoqërohesh
Nëse dikush ju mërzit dhe e ka pamundur të mos flas keq për të tjerët, atëherë kini kujdes me miqësinë tuaj me këta njerëz. Ju nuk mund ti eliminoni këta persona, por mund të kufizoni kohën që ndërveproni me ta. Përpiquni të ruani karakterin dhe integritetin tuaj.
Jepi drejtim tjetër bisedës
Nëse ju rrethojnë njerëz që priren të bëjnë thashetheme, përgatituni përpara se të bëheni pjesë e një bisede të tillë. Jepini një drejtim tjetër bisedës atëherë kur priret të jetë një bisedë thashethemesh. Nëse asgjë nuk bën punë, atëherë qëndroni në heshtje dhe mos e ushqeni më shumë një bisedë ku bëhen thashetheme.
Rezistoi kuriozitetit
Mos u bë kureshtar për punën e tjetrit. Është e lehtë të hutohesh nga problemet e të tjerëve sepse në një farë mase nuk të përkasin ty personalisht. Rezistoi dëshirës për të bërë më shumë pyetje për diçka që nuk ju takon.