Lavdia e Prezencës së Zotit!

Moisiu filloi të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë:

“Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.”

Levitiku 1:3

Ju lutemi vini re fjalën “me dëshirë”. Edhe pse disa e përkthejnë  “me vullnetin”, ideja këtu lidhet me atë që dikush dëshiron të bëjë. “לרצונו” Kjo do të thotë se që një ofertë të pranohet nga Zoti, duhet t’ia paraqesë Atij, me dëshirë, dhe jo me detyrim. Me fjalë të tjera, duhet të ketë një marrëveshje midis individit dhe Zotit që ka nevojë që të bëhet sakrifica. Shumë kanë theksuar se baza për këtë marrëveshje është bindja. Kjo ka lidhje me faktin se menjëherë pas vendosjes së Tabernakullit në fund të librit të Eksodit, prania e Zotit (nëpërmjet një reje) mbuloi Tabernakullin. Nuk është rastësi që sapo prania e Zotit ishte në mesin e tyre, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin për sakrificat. Nga ky pikvështrim mësojmë se është prania e Perëndisë ajo që e bën një person të bindet dhe të reagojë ndaj mëkatit.

Edhe pse Tabernakulli u ngrit për herë të parë gati 3500 vjet më parë asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse do të ecni në bindje dhe do të nxiten të merreni me problemin e mëkatit, Perëndia duhet të jetë i pranishëm në jetën tuaj. Si mund ta ndihmojë dikush një person tjetër të ecë në bindje dhe ta nxisë të dëshirojë (לרצונו) të merret me mëkatin e tij duke pranuar Mesian Yeshuan? Sa herë që lexohet fjala e Perëndisë, prezenca e Tij përjetohet dhe ekziston mundësia më e mirë që dikush të ecë në bindje.

Ftoni  komshinjtë, kolegët etj. në shtëpinë tuaj për një studim bible; dhe do të  habiteni sa prej tyre do të vijnë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI