Kushtojini rëndësi zemrës suaj!

Një ndër arsyet pse e gjejmë veten tek Psalmet  në Bibël është se shkrimet prekin përvojat e përbashkëta. Në Psalmet do të gjeni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore – falënderim, zemërim, dashuri, urrejtje, gëzim dhe shumë të tjera.

Nganjëherë më pëlqen të shkruaj ndonjë psalm. Sigurisht, ajo që kam shkruar nuk është nga shkrimi, por është shprehje e zemrës sime ndaj Zotit. Për shembull, një janar, pas një sezoni të ngarkuar Krishtlindjesh, ja se si u ndjeva.

Zot, kam shpenzuar para dhe kohë pa fund për gjëra koti

muajin që shkoi, sa nuk di nga t’ja filloj.

Po ta mendoj mirë, nuk mendoj se kam humbur gjë, në të vërtetë.

bleva gjëra të mira e të lira,

si dhuratë për të tjerët.

Thjesht klishe – tokësore.

Sigurisht, që kam ngrënë shumë.

Dhe zgjuar deri vonë kam qëndruar.

Të bëj ushtrime kam harruar.

Por tani brenda meje dua diçka më tepër.

E di mirë se kënaqësia që zgjat vjen

nga të bërit e gjërave për përjetësinë.

Por, këtë mëngjes dua që zemra ime e ç’akorduar,të akordohet

në harmoni me muzikën Tënde hyjnore.

Lëre Frymën e Shenjtë të lidhë telat e tendosur

dhe mbi gjurmët e mia,  luaj muzikën Tënde të bukur.

Sot dua që jeta ime të jetë në harmoni me Ty, o Mjeshtër i Muzikës,

që zemrat na akordon për të të lavdëruar Ty.

Pse nuk uleni dhe të shkruani atë që keni në zemër? Bibla na thotë  “Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fyërës së Zotit” (Vajtimet 2:19). Fjalët tuaja do të jenë një lutje që Perëndia do ti dëgjojë me kënaqësi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI