Dashuria nuk është një copë tortë.

Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira. –Fjalët e Urta 17:17

Dashuria nuk është si torta juaj e preferuar me çokollatë që mund t’a ndash në një numër të kufizuar copash. Për shembull, kur bëheni me fëmijën e dytë, do të keni më shumë dashuri por jo se do e ndani. Kjo do të thotë që nuk do e doni më pak fëmijën tuaj të parë, thjesht do të keni dashuri të re për t’i dhënë fëmijës suaj të dytë.

Lënia mënjanë e pikëpamjes sonë për dashurinë si diçka që e zotërojmë është i dobishëm kur xhelozia hyn në miqësi. Kur një grua e quajtur Daphni u bë shoqe e ngushtë me, Keri, ajo e gjeti veten xheloze kur Keri doli  për darkë me një mike tjetër. I dhimbte sepse Daphni ndjeu sikur nuk po merrte sasinë e tortës që garantonte statusi i saj si shoqja më e mirë e Kerit. Por i bëjmë dëm vetes dhe miqve tanë kur presim që dikush të përmbushë të gjitha nevojat tona emocionale dhe të jetë 100% i disponueshëm për ne, në çdo kohë.

Jezusi udhëtoi me 12 shokë të cilët vazhdimisht  debatuan mes tyre për statusin që kishin në lidhje  me Të. Jezusi u afrua me ta në mënyra të ndryshme sepse ishin individë unik (Gjoni 21:15-25)! Jezusi jo gjithmonë rrinte me ta, kalonte dhe kohë vetëm. Por kjo nuk do të thotë që Jezusi nuk i donte për miqtë e Tij.

Në vend që të ndiheni të lënë mënjanë nga miku juaj më i mirë vetem sepse nuk jeni të përfshirë në planet e tij ose saj, kuptojeni që  ai ose ajo ju do po njësoj. Shfrytëzojeni rastin për t’i kujtuar dikujt në jetën tuaj se e doni atë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI