Lexo:Psalmi 139:3-12

kush shikon 1

Fili i largoi sytë nga loja e tij formuese kur nëna e tij hyri në shtëpi me dy qeska me ushqime. “Përshëndetje, zemër,” tha ajo. “Në makinë janë dy qeska të tjera me ushqime. A mund t’i marrësh ti? Dhe të lutem, merri edhe gjërat e tjera që  kanë rënë përtokë, mirë? Kur mora çantën time bashkë me qeskat, ajo ishte kthyer përmbys, ndaj ranë disa gjëra.”

“Mirë, mami.” Fili tundi kokën dhe nxitoi për në garazh. Ai i futi qeskat në shtëpi dhe më pas u kthye të merrte gjërat që kishin rënë nga çanta e nënës së tij. Bashkë me disa nga gjërat e tjera, ai gjeti katër monedha njëmijëlekëshe. Fili i pa i menduar. Më pas e futi në xhep njërën prej tyre.

“Ja ku i ke gjërat e tua, mami,” tha Fili kur u kthye në shtëpi. Ai i dha asaj tre monedhat bashkë me gjërat e tjera.

“Faleminderit, Fili,” tha nëna. “Tani dua që të marrësh shkopin e mizave dhe t’i vrasësh këto miza.” Ajo heshti. “Nuk e di nga futen?”Fili mori shkopin. “E vrava!” tha ai pas një çasti. Më pas pa një mizë që po ngrohej në parvazin e një dritareje. “Mami, eja ta shohësh këtë mizën,” thirri ai. “Duket sikur po pastron fytyrën, siç bën macja jote.”

“Ashtu duket,” pranoi nëna. “Dje pashë një dokumentar që fliste për mizat. Ishte mjaft interesant. E dije që këmbët e mizave kanë qime që ato i përdorin për të pastruar sytë e tyre?”

“Oh, sa e shpifur!” Fili shtrembëroi fytyrën e tij.

“Dokumentari foli edhe për sytë e tyre,” vazhdoi nëna. “Ato janë madhështore! Thuhej se në çdo sy të madh mizat kanë katër mijë sy të thjeshtë.”

“Uau!” thërriti Fili. “Kjo është e çuditshme.”

“Kur e dëgjova këtë, fillova të mendoja për një varg tek një nga psalmet,” tha nëna. “Davidi shkroi, ‘Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?’”

Kur Fili futi dorën e tij në xhep, ai ndjeu monedhën njëmijëlekëshe që kishte mbajtur. “Perëndia e sheh edhe këtë,” mendoi ai. “Bëj mirë ta kthej, por po e ktheva tani ajo do ta kuptojë që unë kisha ndërmend ta mbaja. Do të largohem dhe kur të kthehem do të bëj sikur e kam gjetur.” Ai u nis drejt derës dhe më pas ndaloi. “Por… Perëndia e shikon edhe këtë.” Duke psherëtirë, Fili nxori monedhën nga xhepi. “Unë… unë do ta mbaja këtë,” rrëfeu ai, “por… urdhëro, merre, dhe… epo, më fal.”

A ke bërë ndonjëherë diçka gabim kur ke qenë vetëm? U ndjeve i çliruar kur nuk të kapën? Ndonjëherë mund të mëkatosh dhe askush nuk e merr vesh. Por Perëndia di gjithçka që ke bërë; Ai e njeh zemrën tënde. Ai të do dhe dëshiron që t’i bindesh Atij me dashuri dhe ta nderosh Atë e Fjalën e Tij. Kur ti mendon se askush nuk po të sheh, bëj atë që është e drejtë. Kjo është po aq e rëndësishme sa herët e tjera.

 

Perëndia sheh gjithçka  !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI