Shpesh mundësia e abortit është interpretuar si zgjedhje dhe si arritje në fushën e të drejtave të gruas. Por fatkeqësisht shoqëria njerëzore në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka vendosur me ligj të drejtën e jetës për foshnjat e palindura që janë krejtësisht të pambrojtura.Si mundet një fetus të jetë një person . . .Një qënie njerëzore?
Prova Shkencore
Gjenetikani i shquar, Profesor Xherom LeXhun (Jerome LeJeune), me Master e Doktoraturë në Universitetin Rene Descartes të Fakultetit të Mjekësisë në Paris, thotë:
“Nëse një vezë e pllenuar nuk është në vetvete një qenie e plotë njerëzore, atëherë ajo nuk do mund të bëhej kurrë njeri, sepse përndryshe do të duhej që diçka t’i shtohej, dhe ne e dimë që një gjë e tillë nuk ndodh.”
Prova Mjekësore
Betimi i Hipokratit, është një kod vlerash etike që ka drejtuar profesionin e mjekut që prej kohërave të lashta. Që prej vitit 400 para K, ky betimi thotë . . .
“Qëndrimi im do të jetë për të mirën e pacientëve,në përputhje me aftësinë dhe gjykimin tim, e jo për të lënduar apo bërë ndonjë gjë të gabuar. Nuk do t’i jap asnjë medikament vdekjeprurës askujt, edhe nëse këtë ma kërkojnë ta bëj, e as do këshilloj ndokënd që të veprojë ashtu, dhe veçanërisht, nuk kam për ta ndihmuar një grua që të abortojë.”
Prova Biblike
Qenia person e fëmijës së palindur, demonstrohet qartë nga Gjon Pagëzori i cili “kërceu nga gëzimi” ndërkohë që ishte ende në barkun e të ëmës. Një person ka ndjenja; një “grumbull indesh” nuk ka ndjenja. Perëndia është i përfshirë në mënyrë aktive, që në pikën më të hershme të zhvillimit të një personi, përpara se i palinduri të marrë pamjen e një foshnjeje.
“Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më
ke endur në barkun e nënës sime . . . Në librin
tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua,
megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.”
(Psalmi 139:13–14, 16)
Cila është rrënja e shkakut të vendimeve të gabuara?
Besim i gabuar: “Aborti është një procedurë e thjeshtë, e caktuar për të larguar një masë indesh nga trupi i një nëne, e gruaja duhet të ketë të drejtën të vendosë për atë që ndodh me trupin e saj.” Besim i duhur: Jeta e palindur ende përbrenda një gruaje shtatzënë, është një qenie unike dhe e ndarë prej gruas, e krijuar nga Perëndia në momentin e ngjizjes. Gruaja ka të drejta mbi jetën e saj, por nuk ka të drejtë të shkatërrojë një jetë të pafajshme. Çdo grua duhet të ketë të drejtën e kontrollit mbi trupin e saj, por gjatë shtatzënisë, ka . . .
— dy trupa të ndryshëm
— dy rrahje të ndryshme zemre
— dy modele të ndryshme valësh trunore
— dy kode të ndryshme gjenetike (ADN)
— shpesh, dy lloje të ndryshme gjaku
— shpesh dy sekse të ndryshme
Çdo grua duhet të ketë lirinë e zgjedhjes mbi jetëne saj, por jo lirinë për të shkatërruar jetën e njeriut që po zhvillohet brenda saj.
Sepse është Zoti, Ai që tha: “Unë të kam vënë përpara
jetës dhe vdekjes … zgjidh, pra, jetën që të mund të
jetoni ti dhe pasardhësit e tu.”(Ligji Përtërirë 30:19)
Cili është burimi shpresës?
Diamanti “Hope” (Shpresa), është diamanti më i madh me ngjyrë blu të errët në botë (me 45.52 karat) e nga shumë vetë konsiderohet si i paçmueshëm. Përbrenda trupit tënd, ti ke diçka të ngjashëm me diamantin Shpresa— ti ke një foshnje të veçantë, të paçmueshme e të palindur të ,projektuar nga Perëndia për një qëllim specifik. Jo vetëm që Perëndia ka një plan për jetën e foshnjës tënde, por ai ka edhe një plan të mbushur me shpresë për jetën tënde, shpresë e cila gjendet tek një marrëdhënie e sigurt me Perëndinë.
“‘Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju’, thotë
Zoti, <<mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju
dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”(Jeremia 29:11)
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë