Kush gjen diturinë, gjen jetën!

Fjalët e urta 8:35 dhe 36 na japin një pamje të personifikimit të diturisë. Kështu, dituria është duke na folur, ndërsa lexojmë këto vargje dhe Bibla thotë: “gjen jetën”. Dituria po na flet: “Sepse ai që më gjen”, kushdo që gjen diturinë, gjen jetën dhe siguron favor nga Zoti, por ai që nuk arrin ta gjejë, i bën të keqe vetes. “Të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen.”

 Nuk ka pamje më të qartë se kjo këtu. Kur ne gjejmë diturinë, kur ne kërkojmë diturinë, kur ne kërkojmë dituri, gjejmë jetën, sic thotë vargu 35. Gjithë bollëku që Perëndia ka paracaktuar për jetën tonë, varet nga urtësia, nga dituria që kemi. E kundërta e kësaj, do të ishte marrëzia dhe vargu 36 po na thotë se, kushdo që nuk arrin ta gjejë diturinë, kushdo që ecën në marrëzi, i bën të keqe vetes së tij dhe të gjithë ata që e urrejnë diturinë, ai që ecën në marrëzi, do vdekjen. Pra, është shumë e qartë. Nëse ne duam jetën, atëherë le të kërkojmë diturinë. Nëse duam vdekjen, atëherë le të kërkojmë marrëzinë dhe ta shpërfillim diturinë.

Një fjali tjetër thotë: kushdo që gjen diturinë, gjen jetën dhe siguron favor nga Perëndia. Sa të bukura këto fjalë! Tani, kjo nuk duhet keqinterpretuar, nuk ka të bëjë me përpjekjet për të fituar favorin e Perëndisë. Ne e dimë se favori i Perëndisë për ne, bazohet në hirin dhe në mëshirën e Tij, por këtu ka të bëjë me bukurinë e pamjes së diturisë. Ne kemi një Perëndi që është i gjithëditur dhe që tha: “Nëse ju keni dituri, keni jetë” dhe që tha: “Ma kërkoni Mua dhe Unë do t’jua jap.”

 Kjo pamje e diturisë thotë: “Më gjej”. Është një ftesë për të përjetuar hirin e Perëndisë dhe, gjatë këtij procesi të gjetjes së diturisë dhe të ecjes në dituri, të përjetojmë dhe të shijojmë favorin e Perëndisë.  Të ecim në favorin e Perëndisë. C’pamje e fuqishme! Kështu, Perëndi, ne lutemi për këtë, e duam këtë. Ne duam diturinë. Na ndihmo! Ne lutemi të na japësh dituri sot, në jetën tonë, në familjet tona, në punë dhe në kishë. Zot na ndihmo të jemi të ditur. Në kërkojmë dituri. Ne të kërkojmë Ty dituri dhe të lavdërojmë Ty, si Perëndi i gjithëditur, që na ke premtuar se do të na japësh dituri, kur ne kërkojmë dituri.

Kështu, ne lutemi për dituri dhe në procesin e ecjes në dituri, ne lutemi të përjetojmë jetën, ashtu sic Ti e ke paracaktuar ta përjetojmë. Ne lutemi që të shijojmë favorin Tënd, ndërsa ecim në dituri që jep Ti dhe në diturinë e hirshme që Tiu derdh në jetën tonë. Ne lutemi për këtë sot. Lutemi të na japësh dituri dhe gjatë këtij procesi, na jep jetë dhe na ndihmo të ecim në favorin Tënd. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI