Ftesa që nuk do doje ta humbisje!

Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24

Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk ju ka ardhur njeri? Ose ndoshta keni planifikuar ndonjë festë të veçantë, por miqtë me të cilët keni dashur të festoni ju dërguan mesazhe si: “Më falni, por nuk mund të vij…”. Gjëra që ndodhin.

Merrni, si shembull, historinë e Kathleen Gooley. Kathleen priste të martohej dhe të festonte bashkë me miqtë dhe familjen e saj por dhëndri  ndryshoi mendje. Ishte me të vërtetë një ngjarje e dhimbshme, pagesa për pritjen e dasmës tashmë ishte bërë dhe nuk mund t’i rimerrte paratë e saj. Kështu Kathleen vendosi të festonte gjithsesi, por jo me të njëjtit njerëz. Ajo kontaktoi disa organizata pranë shtëpisë së saj dhe ftoi burra, gra dhe fëmijë të pastrehë . Ata erdhën  disa të veshur  me xhinse dhe bluza, e  disa të tjerë me fustane, këmisha dhe kravata. Për shumicën prej tyre nuk mbahej mend që kur  nuk kishin ngrënë një vakt të mirë.

Ishte festë e bukur. Tavolinat ishin të mbuluara me mbulesa ngjyrë rozë, dhe në mes kishte trëndafila dhe karafila. Menuja e darkës ishte e pasur me gjoks pule të mbushur, patate, perime, sallatë  madje dhe, tortë dasme. Të gjithë hëngrën dhe kërcyen dhe harruan dhimbjen dhe pasiguritë e jetës së tyre. “Ju po na bekoni me ditën tuaj,” i tha një burrë Kathleen Gooley-t. Gooley tha se ajo kurrë nuk e kishte harruar natën kur kishte qëndruar me të pastrehët, 23 vjet më pare. Trishtimi i saj ishte kthyer në bekim për të tjerët.

Nuk e dimë nëse Kathleen ishte ndikuar  nga një histori që Jezusi e tregoi dikur, por çka ajo bëri është  pikërisht ashtu siç Jezusi e përshkroi.  E  gjeni tek Luka 14. Ja se çfarë ndodh. Vetë Jezusi tha: “Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;  dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t`u thotë të ftuarve: “Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati”. Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: “Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh”. Dhe një tjetër tha: “Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t`i provoj; të lutem, të më falësh”. Dhe një tjetër akoma tha: “Mora grua e prandaj nuk mund të vij”. Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: “Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër”. Pastaj shërbëtori i tha: “Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më” Atëherë zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që tė mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time ” (Luka 14:16- 24).

Kathleen, nusja e pamartuar, ishte e vendosur që ushqimi dhe festa nuk do të anulloheshin nga pikëllimi. Jezusi e tregoi historinë për të ilustruar faktin se Ai erdhi tek njerëzit e Tij, por edhe ata e refuzuan Atë, por të gjithë atyre që e besuan dhe e pranuan, ai u dha të drejtën të bëhen fëmijë të Perëndisë (Gjoni 1:11). Ndjekja e ëndrrave tona errëson ndjeshmërinë tonë ndaj vullnetit të Perëndisë dhe shuan gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur Atij. A keni refuzuar festën e jetës vetëm sepse keni qenë të zënë, “duke blerë një arë?” Jezusi donte që të gjithë ta dinin se askush nuk është i përjashtuar nga dashuria e Tij  si të pastrehët, refugjatët, të lënduarit apo dhe fajtorët. Edhe sot ai  thotë: “Kushdo që vjen tek unë, nuk do ta përzë kurrë” (Gjoni 6:37). “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.” (Mateu 11:28).

Të ka ardhur një ftesë për festë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa të thuash: “Po, Jezus! Po vij!”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI