Kur nuk dini cila rrugë ju çon te Zoti!

Ju jeni përballur me një vendim të rëndësishëm dhe nuk dini cilën rrugë të ndiqni. E lexoni Biblën tuaj, luteni, kërkoni drejtimin e Perëndisë, por nuk duket se gjeni përgjigje. Ndaj thërrisni: “Perëndi, unë po të ndjek Ty. Ku ke shkuar? Ku të shkoj unë tani?”. Kriza me të cilën jeni përballur është si një oqean i madh përpara jush dhe ju e dini që nuk ka asnjë shteg që mund të ndiqni në oqean. Ju ndiheni si një person i verbër që endeni kuturu për të gjetur rrugën.
Izraelitët e kuptuan shumë mirë atë që ju ndjeni. Kur ata u larguan nga Egjipti, duke lënë pas ato vite të dhimbshme në skllavëri, nuk kaloi shumë kohë para se ata të përballeshin me një krizë: Deti i Kuq ishte pikërisht përpara tyre dhe nuk kishte urë për ta kaluar atë. Ju e dini se çfarë ndodhi: Perëndia e ndau Detin e Kuq dhe Moisiu i drejtoi njerëzit përmes tokës së thatë.
Unë kam vënë re një frazë mjaft interesante te Psalmi 77, vargu 19: “Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.”. Është pjesa e fundit e vargut ajo që më preku mua: “Gjurmët e tua nuk u njohën.”
Më thoni, a jeni edhe ju në këtë pikë? Ju duhet të bëni përpara, por nuk i shihni gjurmët e Perëndisë që t’i ndiqni, sikur të ishit të verbër. Në fakt, te Isaia 42, vargu 16, është një premtim shumë i veçantë për ju:
“Do t’i bëj të verbrit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura; do ta ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i braktis.”

Sa siguri madhështore! Për sa kohë që doni të bëni plotësisht vullnetin e Perëndisë, hidhni hapin e radhës me besim, duke pasur sigurinë që Perëndia do t’ju drejtojë siç ka thënë në këtë varg. Ju nuk keni pse të shikoni përpara, por thjesht hidhni hapin e radhës, dhe përgjatë shtigjeve të panjohura, Ai do t’ju drejtojë. Kështu ka premtuar Ai.

A keni qenë në dijeni të hapave që keni hedhur kur keni marrë vendime të rëndësishme?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI