Jeta është e pasigurt, por nëse dëgjojmë zërin e Zotit, Ai do të na udhëheqë dhe do të na japë forcë për të vazhduar të ecim përpara.

Psalmi 25:1-22

E ardhmja është një shteg i panjohur me kthesa të ngatërruara. Aktivitetet tërheqëse mund të jenë rrugë të tërthorta që të çojnë larg nga Zoti dhe filozofitë joshëse  janë shtigje që shpesh të çojnë në një lëmsh mendimesh. Edhe në rrugën  më të mirë që keni ecur ndonjëherë nuk është e gjithë rruga me lule anash, me diell dhe korsitë e qeta buzë lumit. Nganjëherë do të udhëtojmë nëpër terrene të thyera malore ose nëpër lugina të errëta. Mënyra e vetme për t’u siguruar që po ecim në rrugën e duhur është të ndjekim dikë që e njeh rrugën.

Zoti është Udhërrëfyesi juaj i përsosur për jetën, i cili ju krijoi me dashuri dhe qëllimisht për këtë kohë dhe vend. Ai vëzhgon hapat tuaj dhe ju mëson shtigjet e Tij siç zbulohen në Fjalën e Tij. Për më tepër, Ai është Ngushëlluesi, i cili premton se do të ecë pranë jush, në mënyrë që të mos jeni vetëm kur të përballeni  me sfidat e jetës.

Zoti e njeh rrugën nëpër të cilën do të ecni dhe nëse do ta përulni veten dhe do ta nderoni Atë, Ai do të japë udhëzime për mënyrën se si duhet t’i zgjidhni problemet që hasni. Për shkak se Ai sheh çdo pengesë dekurajuese dhe tundim që të ka zënë pritë, Ai dëshiron të ruajë hapat e tu që të mos ngecësh në mes të rrugës. Vendosni t’i besoni Atij dhe të ndiqni vullnetin e Tij në vend të asaj që mund të ndihet mirë ose të duket e drejtë. Atëherë do të jeni në rrugën për në destinacionin e bekimit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI