Ashtu si profeti Habakuk, edhe ne mund ti këlthasim Zotit: “O Zot, e keqja po lulëzon dhe të ligjtë po fitojnë! Deri kur duhet të të përgjërohemi për ndihmë?”

Sa herë bëjmë pyetje të tilla, jemi duke bërë pyetje të gabuara. Në vend që të pyesim Zotin, le të pyesim veten. Pyetja e duhur do të ishte, çfarë po më mëson Perëndia? Aka ndonjë gjë që duhet të pendohem? A është mundësi për t’u rritur në besim? A ka diçka që duhet të bëj?

E shihni, në vend që të fajësojmë Perëndinë kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet ta lavdërojmë Atë dhe të shqyrtojmë veten. Kohët e vështira janë një mundësi për të parë në thellësi dhe për të pastruar zemrat tona në fuqinë e Krishtit. Kjo është pikërisht e vërteta që zbuloi Habakuku.

Në fillim, profeti i tha Perëndisë: “Kam frikë nga vepra jote, o Zot. Bëje të njohur gjatë viteve” (Habakuku 3:2). Ai i dinte mrekullitë që Perëndia kishte kryer gjatë gjithë historisë së Izraelit. E dinte se si Zoti kishte ndarë Detin e Kuq, zbriti manën nga qielli dhe nxorii ujin nga shkëmbi. Dhe ai donte që Perëndia të bënte një mrekulli tjetër për popullin e Tij—një mrekulli që do ta shpëtonte kombin e Judës nga të gjitha problemet që po përjetonin.

Njerëzit duhej të përjetonin rizgjim. Habakuku e kishte kuptuar mirë dhe donte që Perëndia të sillte një rizgjim të ri. Por Perëndia e dinte se rizgjimi i vërtetë nuk do të vinte pa u përulur më parë njerëzit. Vetëm atëherë ata do të shikonin te Zoti si shpresën e tyre të vetme. Problemi nuk ishte te Zoti, por te njerëzit e Tij.

Shqetësimi ynë i parë duhet të jetë gjithmonë lavdia e Perëndisë. Problemet do të vijnë dhe do të shkojnë, por Zoti mbetet Zoti ynë sovran. Kështu, ne duhet t’i besojmë Atij dhe të dalim para Tij me përulësi me kërkesat tona. Ai e di se çfarë po bën. Habakuku e mësoi këtë të vërtetë—ai mësoi se mund t’i besohej Perëndisë, edhe kur gjërat duken të zymta: “Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë,… megjithatë unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.” (Habakuku 3:17-18).

Kjo është zemra pas së cilës është Zoti. Pra, kur lutemi, duhet të pyesim veten: A dua ta shoh Jezusin të lavdëruar? Apo thjesht po kërkoj Zotin për të zgjidhur problemet e mia? Mik, Zoti i përgjigjet përulësisë, jo të drejtës. Ai na do aq shumë sa nuk und të veprojë ndryshe.

Lutje: Zot, më fal që kërkoj ngushëllimin tim mbi lavdërimin e emrit Tënd. E di se ndërsa lutem që emri Yt të lavdërohet dhe kërkoj mënyra për ta çuar më tej Mbretërinë Tënde, do të gjej paqe dhe ngushëllim në të Vërtetën dhe premtimet e Tua. Je një Zot i mirë dhe bujar. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

” Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të durëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia” (Habakuku 3:19).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI