Vajza e adoptuar e Patit, ishte e ëmbël dhe e urtë. Kur u rrit, ajo filloi të rebelohej. Një ditë Pati u ndie vërtetë shumë keq. Ajo u ul në dysheme dhe duke qarë i tha Perëndisë, “Unë kam qenë një prind i mirë për të. Kam bërë gjithçka që di dhe ajo vazhdon të rebelohet.” Perëndia i pëshpëriti asaj: “Pati, kam qenë Prindi më i mirë që dikush mund të ketë, e megjithatë fëmijët e mi janë rebeluar.” Që në këtë moment, ajo nuk e fajësoi më veten për kokëfortësinë e vajzës së saj.
Kur fëmijët tanë rebelohen, ne mendojmë se faji është i yni. Asnjë nga ne nuk është prind perfekt. Fëmijët refuzojnë vlerat tona dhe shkojnë në drejtimin e gabuar për shkak të mëkatit dhe rebelimit në zemrat e tyre. Ne mund t’u mësojmë atyre Fjalën e Perëndisë, të lutemi për ta me besnikëri, e të kalojmë kohë me ta duke bërë aktivitete tëshëndetshme.
Ne kemi disa miq që kanë një vajzë kokëfortë. Ajo është rritur në një familje të mirë të Krishterë. Ata shkoninbashkë në kishë. Në vitet e saj të adoleshencës, vajza u largua nga Zoti. Prindërit zbuluan se ajo merrte drogë. Natën, dilte prej dritares së saj dhe ngjitej tek dritarja e djalit që kishte pranë. Shumë pak pas kësaj, ajo u largua nga shtëpia.
Kur ajo u kthye tek Zoti, i tha nënës dhe babait të saj, “Mos e fajësoni veten. Nuk ishte faji juaj. Ishte vetëm faji im. Unë mora vendimin e gabuar.”
Kur ke bërë gjithçka mundesh, mos hiq dorë nga lutja. Mos ndalo komunikimin me ta. Lejo që fëmijët e tu ta dinë se ti vazhdon t’i duash. Pastaj besoji Zotit, se Ai do të përfundoj punën që ka nisur në jetët e tyre. Pali ka thënë: “Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit”.