Perëndia orkestron ngjarjet e jetës sonë, madje edhe ato të vështirat, për lavdinë e Tij dhe të mirën tonë. Psalmi 105:16-24
Bibla është e rëndësishme për çdo situatë. Megjithëse detajet e rrethanave tona ndryshojnë nga ajo që lexojmë në Shkrim, parimet ende mund të aplikohen edhe sot e kësaj dite. Për shembull, historia e Jozefit mëson mësime për t’u praktikuar në jetën tonë.
Diçka që bie në sy te Zanafilla 37-5 është se si Zoti i orkestroi ngjarjet për të arritur qëllimin e Tij. Edhe pse vëllezërit e Jozefit e shitën si skllav, Perëndia është ai që e dërgoi në Egjipt për të mirën e izraelitëve (Ps. 105:17). Vitet e fatkeqësisë e pozicionuan Jozefin që të bëhej udhëheqësi që do ta shpëtonte popullin e Perëndisë nga uria.
Vargu 19 vazhdon të na thotë se “fjala e Zotit e vuri në provë” (ESV). Kur Jozefi ishte i ri, Perëndia i dha dy ëndrra për ekzaltimin e tij të ardhshëm (Zan. 37:5-11), megjithatë ai do të përjetonte 13 vjet poshtërim dhe vështirësi përpara se të shihte përmbushjen e tyre. Zoti ishte besnik, dhe pikërisht në kohën e duhur, Jozefi u lirua për të marrë rolin që Perëndia kishte planifikuar për të.
Ati ynë qiellor po orkestron gjithashtu ngjarjet e jetës suaj, dhe në këtë proçes, edhe ju po testoheni nga Fjala e Tij. Vështirësitë tuaja në asnjë mënyrë nuk tregojnë se Zoti nuk është në jetën tuaj. Përkundrazi, Ai mbikëqyr ngjarjet e jetës suaj dhe i përpunon ato për të përmbushur qëllimet e Tij afatgjata për ju.