Nëse tregohemi të sinqertë, do të pranonim që të gjithë kemi thënë në zemrat tona, Përse? Kjo nuk është e drejtë! Perëndi, si ka mundësi që Ti lejon . . . ? Pse-të në jetë janë pështjelluese në këtë anë të qiellit. Sidoqoftë, kur të hyjmë në shtëpinë tonë qiellore, do kuptojmë se si dhimbjet tona na bënë më të dhembshur ndaj të tjerëve, se si lotët tona na bënë më të ndjeshëm, se si situatat e vështira na bënë të varur tek Perëndia.
Një student thyen qafën kur përplaset te xhami i përparmë i makinës. I paralizuar nga thyerja e qafës, ai është i destinuar t’i kalojë katër dekadat e jetës së tij, duke u përballur me shumë sfida. Ka raste kur jeta thjesht nuk është e drejtë! Faktikisht, shumica e njerëzve kanë murmuritur: “Përse? Përse Perëndia lejon diçka kaq mizore e kaq të keqe sa kjo . . . ?” Më mirë sesa tek libri i “Jobit”, drejtësia e Perëndisë nuk tregohet në asnjë vend të Shkrimit. Pavarësisht humbjeve të rënda që pësoi, Jobi parashtroi një pyetje të thellë, një pyetje të cilën të gjithë ne duhet ta shqyrtojmë në kohë tragjedie..
“Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?” (Jobi 2:10)
Mbështetu tek Sovraniteti i Perëndisë
Kërkoi në lutje Perëndisë të të japë dallim për rrethanat në të cilat ndodhesh. (Jakobi 5:13)
Hapja zemrën Perëndisë me ndershmëri të plotë për ndjenjat e tua. (Psalmi 55:22)
Verifiko besimin që ke tek dashuria e Perëndisë për ty. (Vajtimet 3:32)
Prit që Perëndia të ta ndryshojë jetën përmes të vërtetës që Ai të zbulon. (Psalmi 119:67)
Kupto që Perëndia është i gjithë-fuqishëm dhe sovran mbi rrethanat ku ndodhesh. (Gjoni 19:10–11)
Prit nga Perëndia që të punojë nëpër gjithçka, për të provuar besimin tënd e për t’i sjellë Atij lavdërim, lavdi dhe nder. (Romakëve 8:28)
Investo kohë në studimin e Shkrimit dhe në lutje. (Psalmi 119:15–16)
Krijo një këndvështrim të përjetshëm për sa i takon qëllimeve të Perëndisë për dhimbjet e tua të tanishme. (Gjoni 9:3)
Mos lejo kurrë që hidhërimi të rritet në zemrën tënde. (Habakuku 3:17–18)
Kthehu tek Krishti që banon brenda teje, i cili të jep fuqinë e Tij në mënyrë që të mund të fitosh. (1 Pjetrit 5:10)
Dorëzoju sovranitetit të Perëndisë. (Isaia 55:8)
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tirane