Ajo që ka rëndësi me të vërtetë

Lexo:  Luka 18:9-14 andi dhe miqtë e tij kishin mbetur pa fjalë. Një nga shokët e tyre të klasës kishte humbur jetën në një aksident me makinë. Mësuesja e tyre në shkollë u tha nxënësve të saj: “Këtë mëngjes ne ndihemi të trishtuar. Ndonjëherë ndihemi mirë kur kujtojmë gjërat e mira dhe të bukura për personin që ka vdekur. A dëshiron ndonjëri nga ju të ndajë diçka të veçantë për Darin?”. Kështu, disa nxënës filluan të përmendin gjërat që iu pëlqenin rreth shokut të tyre.

E para foli Amelia: “Dari i binte shumë bukur trumbetës.”. “Ai ishte i zgjuar, mund ta gjente shumë shpejt zgjidhjen.”  tha Edi. “Ai sillej gjithnjë mirë me fëmijët e tjerë,” tha Marsi.

“Dari ishte njeri i mirë, ai shkonte në kishë çdo javë.”- tha Miri. Landin nuk po e mbante vendi. Gjërat që fëmijët po thoshin ishin të vërteta, por askush nuk kishte përmendur gjënë më të rëndësishme. “Unë dhe Dari folëm për të pikërisht javën e fundit. A kam guxim që t’u them atyre?” mendoi ai me vete. Landi hezitoi për disa minuta, dhe më pas ngriti dorën e tij ngadalë.

“Po, Landi?” tha mësuesja e tij duke i buzëqeshur. Landi filloi te tregonte paksa i nervozuar: “Epo, babi im gjithmonë thotë se njerëzit janë si makinat, por Dari nuk ishte aspak si makina e vëllait tim, Robertit.” Landi vuri re që disa nga fëmijët ishin hutuar dhe kuptoi se shembulli që sapo dha tingëllonte çuditshëm, ndaj u nxitua të shpjegohej: “Dëgjoni… kur Roberti donte të blinte një makinë, ai e solli atë në shtëpi për t’ia treguar babit. Makina dukej shumë e mirë dhe Robertit i pëlqente aparati i disqeve dhe disa gjëra të tjera. Por babi i thoshte vazhdimisht: ‘Po motori? Ajo që ka me të vërtetë rëndësi ndodhet ndodhet nën kapak.’ Por Roberti nuk ia vuri veshin, dhe tani makina e tij fiket shumë shpesh.” Landi heshti, i habitur nga fjalimi i gjatë që po mbante.

Ai vuri re që fëmijët vazhdonin të ishin të hutuar. Mësueja e pyeti me butësi: “Interesante, por a dëshiron të thuash diçka edhe për Darin?”

Landi vazhdoi: “Ajo që doja të thosha është që… ne kemi dëgjuar shumë gjëra të mira për Darin, por siç thashë, më vjen mirë t’iu tregoj se ai nuk ishte si makina e Robertit. Ai jo thjesht dukej mirë. Dy muaj më parë Dari më tha se e kishte pranuar Jezusin si Shpëtimtarin e tij. Kjo e bëri atë të mirë në sytë e Perëndisë, dhe kjo është ajo që ka rëndësi me të vërtetë.”. Landi vuri re që disa nga fëmijët ishin në mëdyshje, por disa prej tyre tashmë po buzëqeshnin. Dhe atij iu duk sikur edhe Dari lart në qiell po buzëqeshte gjithashtu.

A është jeta jote si një makinë që jo thjesht duket e mirë, por është e tillë? T’i ndihmosh të tjerët dhe të sillesh mirë, të shkosh në kishë dhe në shkollën e së dielës, e po ashtu të bësh çdo lloj gjëje të mirë, të gjitha këto mund të të ndihmojnë të dukesh mirë para të tjerëve. Por që të dukesh mirë edhe para Perëndisë ti duhet të marrësh drejtësinë e Tij, mirësinë e Tij, duke e pranuar Jezusin si Shpëtimtar. Kjo është ajo që ka rëndësi në të vërtetë. Jepja Atij zemrën dhe jetën tënde sot. (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)

Beso tek Jezusi!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI