Ji Ti Ylli i Shfaqjes Sime

Për Ty dua të jetoj

tobymacNjë këngë, vargjet e së cilës të bëjnë të mendosh se cili është Ylli i jetës tënde, është,  ‘Steal My show’ nga TobyMac. Kjo këngë është pjesë e albumit të tij ‘Eye on It’ dhe përshkruan një artist ndërsa përgatitet të dalë në një skenë, në një sallë të mbushur plot me fansa.

TobyMac shpjegon kuptimin e kësaj kënge që sot është refreni i miliona dëgjuesve përreth globit:

Në shtëpinë tonë ne kemi një këngë që e quajmë kënga e pastrimit. Kështu çdo ditë pas darke, në kuzhinë unë kam vendosur një sistem të mirë audio për të dëgjuar këngët e pastrimit. Ndërsa pastrojmë kuzhinën, kërcejmë duke dëgjuar këngët dhe çdo anëtar i familjes ka një detyrë. Normalisht luajmë këngë të vjetra energjike, këngë gazmore. Por kur jam duke punuar me ndonjë album, kënga e pastrimit priret të jetë ajo këngë të cilën e kam shkruar së fundmi. Ajo do të jetë kënga jonë e pastrimit për disa javë derisa ta përfundoj.

Pra kënga ‘Ji ti Ylli i shfaqjes sime’, ishte për disa net kënga jonë e pastrimit në shtëpi. Pas disa netësh ndërsa vija në gjumë djalin tim 5 vjeçar Xhuda, ai më tha: ‘Babi, ajo kënga e re e pastrimit Ji ti ylli i shfaqjes sime, pyes veten kush mund të jetë Ylli i një shfaqjeje? Unë iu përgjigja: ‘Për shembull nëse janë katër grupe që luajnë shkëlqyer ata janë yjet e shfaqjes. Ai vazhdoi: Atëherë pse ti do ti kërkoje dikujt tjetër që të ishte Ylli në shfaqjen tënde? Unë i thashë: ‘Babi po i kërkon Zotit që të përdorë shfaqjen e tij për diçka më të madhe se sa babi mund të bëjë ndoonjëherë. Babi po i kërkon Zotit që të jetë Ai ylli i shfaqjes.’.

Dua që njerëzit ta dinë se kjo këngë është për këdo, pavarësisht se kush je, pavarësisht se çfarë ke bërë, ti ke një jetë, dhe ti mund të vendosësh nëse kjo jetë do të jetë e jotja, apo nëse do t’ia japësh atë Perëndisë dhe të lejosh që ai të bëjë gjëra madhështore të cilat ti as që mund ti imagjinosh.”

Vargjet e kësaj kënge nuk janë thjesht për muzikantët, por për çdo grup në pozitë drejtimi. Për këdo që qëndron në një platformë përpara një grupi njerëzish qoftë i madh apo i vogël. Këto vargje na bëjnë të mendojmë: a dëshiroj me të vërtetë që Perëndia të jetë Ylli i shfaqjes sime?

Jeta ime,

Miqtë e mi,

Zemra ime,

është e Jotja Zot!

 

Ëndrrat e mia

Frika ime

Familja ime

Karriera ime

Është e jotja Zotit!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI