Ku gabojmë në lidhje me Rezolutën e Vitit të Ri?

Prej numrit të rezolutave që bëhen për vitin  e ri, 60 % e tyre dështojnë  brenda 6 muajve. Si mund të minimizoni shanset që kjo të ndodhë?  Qëllimet për çdokënd mund të jenë të ndryshme. Dikush mund të dëshiroj që të bjerë në peshë, dikush që të mësojë kitarën, dikush tjetër që të flasë frëngjisht. E dimë se duhet ta përdorim këtë kohë të vitit, e më në fund të vendosim të bëjmë ndryshimin e madh. Disa prej nesh vendosin që ta provojnë. Ndonjëherë këtu gjërat fillojnë dhe bëhen pak të vështira për t’u përballuar.Statistikat thonë se priten  rreth 40 % e njerëzve që të bëjnë rezolutën  e vitit të Ri. Prej këtij numri fillestar, 30 %  e tyre do të dështojnë pas dy javësh, 40 % pas një muaji dhe 60 % pas gjashtë muajsh.

Problemi nuk qëndron tek vetë rezoluta. Rezolutat tona janë zakonisht të mira. Dita e parë e Vitit të Ri, është  një kohë e mirë për të filluar zakone të reja, e për të bërë disa zotime.  Në fund të fundit, është koha e fillimeve të reja. Shumë prej nesh dështojnë. Pavarësisht  se përpiqemi fort,  për të  realizuar rezolutat tona, teksa koha kalon, humbasim motivimin për t’i çuar ato përpara.  A do të thotë kjo se rezolutat e vitit të ri nuk duhen bërë? Jo, por duhet të kemi parasysh disa parime. Zakonisht, kur ne formulojmë e zbatojmë rezolutat tona, bëjmë disa gabime.

1.Ne besojmë se ajo që vendosim do të zgjasë 364 ditë të vitit. 

Kur ndihemi të frymëzuar, shpesh marrim vendime radikale dhe mendojmë se ky lloj inspirimi do të jetë i mjaftueshëm për të plotësuar gjithçka. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Na duhet disiplina e përditshme. Ne duhet që ta ribëjmë rezolutën për çdo ditë, e ta vazhdojmë atë edhe kur nuk ndihemi gati për ta bërë këtë. Nuk është e thjeshtë.  Është mirë që ne të njohim dobësitë tona. Vetëm kështu mund të përballemi me to.

2. Ne fokusohemi në ndryshimet e jashtme.

Shpesh harrojmë të shohim mirë brenda vetes e  të kuptojmë se çfarë na shqetëson e për çfarë kemi më shumë nevojë. Disa rezoluta të tilla si “ dua të ha më shëndetshëm”,  mund të duken si të vogla dhe të parëndësishme. Megjithatë, pas këtij vendimi mund të fshihet dëshira se jeta jote duhet të jetë më e mirë,  e se ti duhet të ndikosh që kjo të ndodhë.  Këto vendime, mund të nxjerrin në pah ,çështje të rëndësishme që gjenden në brendësinë tonë.

3. Ne përpiqemi që t’i mbajmë ato vetëm

Në pjesën më të madhe të rasteve rezolutat tona janë kryekëput individualiste. Përpiqemi që t’i bëjmë ato vetëm.  Ne krijojmë një plan se si të zhvillojmë veten tonë, e jo si të bashkëpunojmë me të tjerët.  Kërkojmë t’i  zgjidhim vetë gjërat me armiqtë tanë të brendshëm,  si frika, ankthi, apo lodhja.  Nuk  pranojmë  ndihmën e askujt tjetër. Ndaj shpesh, dështojmë. Nëse duhet ta  investojmë kohën dhe energjinë tonë në një “çështje” të caktuar, a nuk duhet të mendojmë për diçka që e kapërcen egoizmin tonë? Ka probleme në botë që mund të jenë më të mëdha se tonat . Vendimi për të ndihmuar dikë në nevojë do të ishte shumë më i çmuar se të gjitha arritjet që  shohin vetëm nga vetja. Dhe do të bënte shumë  më të lumtur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI