Nëse ke dhimbje
Ai dhimbjen merr
Nëse ndihesh i humbur
Ai bën një rrugë
Nëse ke nevojë për liri, shpëtim
Ai është një Shpëtimtar që burgun shkund
Nëse ke pranga
Ai prangat thyen…”

Për artistin e ri Zach Williams viti i prezantimit të tij në skenë, ka qenë një vit arritjesh të shumta. Në verën e vitit 2016 ai prezantoi në radio këngën “Chain Breaker” (Pranga Thyes) e cila që prej atij momenti nuk ka munguar në transmetime dhe klasifikime të ndryshme. Ajo mbajti vendin e parë në disa klasifikime të ndryshme të këngëve më të mira për nëntë javë me radhë. Ka qenë një ndër këngët më të shitura në iTunes si dhe ka qenë në listën e 10 këngëve më të mira rrok në Billboard. Së fundmi kjo këngë u nominua për një çmim Grammy për edicionin e 59-të të këtij eventi,  në kategorinë Kënga më e Mirë e Muzikës së Krishterë Bashkëkohore.

Zach tregon për kuptimin e kësaj kënge: “Kjo është një këngë që e kam shkruar ditën e fundit të një udhëtimi 4 ditor, në takimin e parë me autoren Mia Fieldes. Më kujtohet që ndava historinë time me të dhe Xhonathan Smith. Nga kjo bisedë përmendëm se si Perëndia thyen prangat. Unë kam qenë i përfshirë me shërbesën e burgjeve në kishën time, dhe mendova çfarë titulli fantastik, sa bukur është të flasësh për atë që Perëndia ka bërë në jetën time apo atë që po bën në jetët e tjerëve. Më kujtohet që menjëherë pasi e shkrova ndjeva se do të ishte e veçantë, se do ishte një këngë që do t’u fliste me të vërtetë njerëzve.

Kënga lidhet me jetën time në shumë vargje. Vargu i parë thotë, ‘nëse ke ecur gjatë në të njëjtën rrugë të vjetër, nëse ke dëgjuar zërin e vjetër të pëshpëritë të njëjta gënjeshtra.’ Kështu ka qenë jeta ime për vite me radhë endesha në rrugë pa krye, dëgjoja këtë zë në kokën time që thoshte, ‘Nuk ke për t’ia dalë mbanë, çdo gjë që përpiqesh të bësh në fund dështon.’ Ndaj për mua këto vargje ishin shumë personale, duke e ditur që e kam mposhtur jo me forcën time por me anë të Jezusit. Kur isha i humbur, ai bëri një rrugë, kur kisha dhimbje ai e largoi, dhe ai theu të gjitha ato pranga të cilave unë u isha dhënë.

Kur kthej kokën pas dhe mendoj për gjithë ato gjëra që kam luftuar gjatë jetës sime, duke shkruar këtë këngë kam kuptuar se Jezusi jo vetëm që mund të thyej prangat e mia, por nëse po lufton me varësitë apo me personalitetin tënd, ai mund t’i thyej këto pranga gjithashtu. Gjithçka që duhet të bësh është t’ia dorëzosh jetën atij.”   

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI