Fjalët e urta 12:1 thotë: “Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.” Duhet ta përmend këtë. Një nga fëmijët e mi, djemtë e mëdhenj lexojnë Biblën bashkë me ne, dhe njëri prej tyre tha: “Hej, a e di ti babi, se është një fjalë e keqe në Bibël?” Unë i thashë: “Cfarë po thua kështu?” Dhe ai drejtoi gishtin tek kjo fjalë e urtë dhe tha: “Ti e di. Këtu thuhet budalla.” fjalë të cilën ne nuk e themi në shtëpi. Kështu, kjo është një fjalë e fortë në gjuhën e shkrimeve. Kjo coi në një diskutim shumë të mirë me djalin tim, sidomos për cështjen e disiplinës. Pra: “Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla,” është i marrë, nuk është i zgjuar.

  Ja cila është pamja këtu. Nëse duam të jemi të ditur, atëherë duhet ta duam disiplinën, gjë që duket sikur nuk ka llogjikë për ne, apo jo? Kush nga ne e do vërtet disiplinën? Nuk mendoj se fëmijët e mi do të thoshnin se e duan disiplinën. Nuk mendoj se unë do të thosha se zemra ime është e hapur ndaj disiplinës, por ne kemi nevojë për disiplinë. Të gjithë kemi nevojë. Ne jemi shumë të prirur për t’u larguar nga Zoti. Jemi të prirur të jetojmë në një mënyrë që kënaq veten tonë, në vend që të kënaqë Atë, në një mënyrë që të kujdesemi për veten dhe jo për të tjerët. Dhe kështu, ne kemi nevojë për disiplinë. Ne duhet të kthehemi tek Perëndia. Dikush duhet të na kthejë në jetën që Perëndia ka paracaktuar që ne të jetojmë.

Por nëse e urrejmë disiplinën, nuk do ta përjetojmë atë jetë. Në fakt, kjo është arsyeja që thotë:  “Ai që e urren kritikën është budalla.” Nëse ne e urrejmë disiplinën dhe shmangim kritikat, atëherë do të jetojmë në budallallëk, në këtë botë. Kështu, unë dua t’ju inkurajoj të mendoni për ato zona të jetës suaj, ku keni nevojë të rriteni në disiplinë, ku keni nevojë të rriteni në ndjekjen e Perëndisë dhe të luteni për njëri-tjetrin, që të keni përulësinë për ta dashur disiplinën në jetën tuaj, për ta dashur kritikën në jetën tuaj, për ta dashur korrigjimin në jetën tuaj dhe që gjatë këtij procesi, të rriteni në dituri dhe në urtësi.

 Kështu Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh. Ne rrëfejmë se nuk jemi të prirur ta duam disiplinën dhe kjo është shumë e rrezikshme. Ne jemi të prirur të largohemi prej Teje dhe jemi të prirur ta përcmojmë apo ta urrejmë disiplinën. Kështu, ne lutemi për të kundërtën e kësaj. Zot, duam të të kërkojmë Ty. Në duam të të ndjekim Ty. Dhe e dimë se për ta bërë këtë, ne duhet ta duam disiplinën. Lutemi të na disiplinosh në cilëndo zonë të jetës ku kemi nevojë për disiplinë. Mendoj për shumë zona të ndryshme të jetës sime, ku duhet të rritem më shumë, kështu që më ndihmo të dua disiplinën tënde në të gjitha këto gjëra, që të mund të rritem në drejtësi. Lutem kështu për secilin prej nesh.

Zot, na ndihmo ta duam disiplinën, ta duam korrigjimin. Na ruaj nga budallallëku i urrejtjes së disiplinës dhe i urrejtjes së korrigjimit. Zot, na disiplino si një Baba i mirë, për dashurinë që ke për ne, në mënyrë që ta përjetojmë më shumë e më shumë, cdo ditë, atë dashuri, dhe të ecim në të, në dashurinë Tënde dhe në jetën që Ti ke paracaktuar për ne. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI