Tre përgjigje ndaj Kritikës!

Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.– Fjalët e Urta 19: 20

Është e lehtë të shohësh mangësitë tek të tjerët, por jo gjithmonë dallojmë tonat. Kur dikush ju kritikon, a e konsideroni zakonisht si xhelozi ndaj jush? Ose ndoshta jeni të prirur për t’u kundërpërgjigjur me fjalë akoma më thumbuese. Por është mirë që fillimisht të shqyrtoni se çfarë mund të përfitoni nga ato kritika dhe të shikoni për përmirësim.

Më shumë se një herë, kam marrë këshilla të dobishme nga fjalët e dikujt që ishte mendjemprehtë. Ishte gabim nga ana e tyre që më kritikonin në atë mënyrë. Edhe pse thumbonte, kishte disa të vërteta që më ndihmoi të rregulloja veprimet e mia.

Edhe nëse jeni i sigurt se personi që ju kritikon është plotësisht gabim, beteja e fjalëve  rrallë e bind dikë që ka probleme me kritikat ,të marrë kontrollin e zakonit të tij të keq. Fjalët e urta 29:9 thotë: “Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.”

Fjalët lëndojnë dhe nëse zgjidhni të mos përballeni me personin që ju foli ashpër, mund të shkoni tek Perëndia dhe t’i kërkoni Atij ngushëllim dhe drejtim. Kur profeti Nehemia u kritikua, ai shkoi para Perëndisë, i cili e siguroi: “Ke ecur sipas planit. Vazhdoni të ndërtoni muret e qytetit dhe mos iu përgjigjni kritikëve tuaj.”

Nëse shqyrton zemrën dhe fjalët e tua dhe je i sigurt se nuk ke gabuar, vazhdo të ecësh para me guxim! Mos humbisni kohë dhe energji duke iu përgjigjur kritikave, në vend që të dëgjoni thirrjen e Zotit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI