Edhe pa besim është e pamundur t`i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.-  Hebrenjtë  11:6

Janë  të shumtë ata persona që do të doja të ndiqja si shembull. Megjithatë është dikush që më ka ndikuar më shumë se të tjerët. Ky burrë mori përsipër një sfidën në moshën 85 vjeçare. Ai nuk ngjiti malet, e as nuk u hodh nga  ndonjë avion, por kërkoi që të udhëhiqte një pushtim. Emri  i tij ishte Kaleb. Mund të lexosh për këtë hero të një brezi të shkuar në Bibël, tek Jozueu 13 dhe 14.

Në rast  se emri i tij nuk të kujtohet, më lër të tregoj pak nga historia e tij. Moisiu zgjodhi 12  burrat që do të hynin në Kanaan për të vëzhguar tokën. Dhjetë prej tyre kur u kthyen, paraqitën një raport negativ. Ata ishin të sigurt se detyra që shtrihej përpara tyre nuk mund të përmbushej.  Dekurajimi bën që të  shohësh rrethanat, ndërsa besimi shikon drejt Zotit.  Dhjetë prej këtyre  burrave ishin shpërndarës të zymtësisë e pesimizmit.   Ata thanë “ Qytetet kanë mure të larta deri në qiell dhe ne dukeshim si karkaleca përpara burrave atje.”

Dy të tjerë, Kalebi dhe Jozueu  thanë, “Po, edhe ne i pamë këto gjëra, por Zoti me siguri që do të na e japë këtë vend”  Perëndisë nuk i pëlqeu negativizmi i atyre që refuzuan të besonin premtimin eTij se ai do t’u jepte atyre tokën e Kanaanit. Ai i dënoi për këtë dhe tha se Izraeli nuk do të kalonte dot Jordanin,  e nuk kishte për ta marrë tokën deri sa këta  10-të  burra të kishin vdekur.

Edhe pse nuk mund ta themi me siguri, me shumë mundësi Jozueu dhe Kalebi ishin ata që i përcollën në varreza dhjetë të tjerët. Një nga një, ata vdiqën dhe nuk ngeli më asnjë prej tyre, përveç Jozueut që pasoi Moisiun dhe Kalebit.

Kjo është koha  kur Kalebi, 85 vjeç, i kërkoi Jozueut që të merrte qytetin që ndodhej në mal, Hebronin. Ai i shpjegon Jozueut, se kur shkoi për të parë tokën  ai dha një raport ashtu siç ja tha zemra.  Është e çuditshme që ai pa atë që të tjerët nuk e panë. Pastaj ai shtoi, “Unë ndoqa plotësisht Zotin, Perëndinë tim”  ( Jozueu 14:8)

Çfarë njeriu! Kalebi nuk ishte vizionar  aq sa ç’ishte njeri i besimit të thjeshtë! Ai kishte atë që Martin Luteri e përshkroi si “ një besim i gjallë, e i guximshëm  në Zotin.”   Elton Trueblood e quajti besimin si besë pa rezerva, ne vend të një doktrine pa prova.

Shkurajimi gjithmonë të fokuson tek rrethanat, ndërkohë që besimi fokusohet tek premtimet e Zotit. Besimi  të siguron se natyra e Perëndisë është e tillë që Ai plotëson të gjitha premtimet e tij. Ky ishte i njëjti qëndrim  zemre me atë që pati Abrahami kur Perëndia i premtoi një bir. Ai besoi, edhe pse  kjo ishte gjëja e fundit që një burrë i asaj moshe mund të priste.

Kalebi në moshën 85 vjeçare, kërkoi që të udhëhiqte një nga pushtimet më të vështira në zonat e Kanaanit.  Nëse ky nuk është guxim, atëherë çfarë mund të quhet tjetër? Ai shkoi mes përmes sfidës për të treguar se gjigantët mund të mposhten. Sa më të rëndë që janë ata, aq  më fortë bien në tokë . Pavarësisht se sa i fortë mund të jesh, kur Perëndia të zgjedh për të dhënë fuqi mbi armiqtë e tu, edhe Goliathët bien përtokë.

Një tjetër nga heronjtë e mi, është një hero modern. Ai ishte një atlet olimpik dhe u bë  një misionar. Pasi përfundoi  shkollimin  e tij , i kërkoi bordit të misioneve ta çonin në misionin më të vështirë. E kështu Raymond Buker dhe gruaja e tij e re shkuan në Burma, e njohur ndryshe si Myanmar.

Përpara se të vendosësh se premtimet e Perëndisë mund të jenë të vlefshme për  të tjerët por jo për  ty,  lexo historinë e Kalebit.  Pastaj pyet veten nëse Perëndia që i dha Kalebit  atë që zemra e tij dëshironte, është i ndryshëm nga Ai që të ka bërë premtime edhe ty.

Mbaj mend se besimi i sheh si të sigurta premtimet e Perëndisë, njësoj sikur ato të ishin realizuar tani.  Besimi sheh gjërat që të tjerët nuk arrijnë të kuptojnë, sepse besimi sheh Zotin e jo rrethanat. Fokusi është ai që bën ndryshimin.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI