Lexo:2 Korintasve 12:20; Galatasve 5:13-16
Toni u lut me zë të lartë para se të hante: “Të falënderoj për ushqimin dhe për mamin e babin që punojnë kaq shumë. Të lutem, Perëndi, ndihmoje Nikun që të dalë mirë me mësime. Amen!”
Nëna i kaloi Tonit makaronat dhe e pyeti: “Më vjen mirë që u lute për Nikun. Si është ai?”. Toni u përgjigj duke qeshur:
“Thuajse njësoj! Është shumë i çuditshëm dhe askush nuk e pëlqen.” Toni tundi kokën dhe vazhdoi të kritikonte Nikun duke listuar disa nga gabimet e tij. “Dhe prit se ka më! Të hënën, ne duhet ta kemi përfunduar koleksionin tonë me buburreca, por Niku ende nuk e ka filluar. Ai është dembel!”
“Sa buburrecë ke mbledhur?” e pyeti Tonin, motra e tij e vogël, Eli. Ai iu përgjigj:
“Shumë! Madje kam gjetur edhe karkaleca jeshilë. Ne kemi mësuar që ata hanë thuajse çdo lloj insekti, përfshirë llojin e tyre.”
“Po a luten ata në të vërtetë?” pyeti Eli me kuriozitet. Toni qeshi:
“Sigurisht që jo! Nga mënyra se si i mbledhin këmbët e përparme, ata duket sikur luten. Mendon se luten për një shok dhe më pas e hanë atë?”
Babai e pa Tonin i menduar dhe i tha: “Disa njerëz e bëjnë këtë. Ata thonë një lutje për dikë dhe më pas e hanë atë person.”.
Toni kundërshtoi: “Njerëzit nuk e hanë njëri-tjetrin. Jo në vendet e qytetëruara.”
“Ata nuk e hanë njëri-tjetrin fizikisht,” pranoi babai. “Por thashethemet rreth tyre, kritikat dhe hedhja e fajit në Bibël konsiderohet si ‘kafshim’. Ajo gjithashtu flet për ‘prishjen’ nga njëri-tjetri.
(Shikoni vargjet e ditës së sotme.) Kështu, të thuash fjalë të këqija për të tjerët, prapa krahëve të tyre, është si t’i kafshosh ata, apo jo?”
“Toni këtë bëri, Ai tha se Niku…”- thirri Eli. Nëna e ndaloi menjëherë vajzën e vogël që të mos thoshte asgjë më shumë.
Babi i tha: “Ti u lute për Nikun, dhe kjo është diçka e mirë. Por nëse vërtet dëshiron ta ndihmosh atë, atëherë ti nuk duhet ta lëndosh me ato që thua, por në vend të kësaj, duhet të gjesh mënyra për ta inkurajuar.”.
Nëna pohoi me kokë duke shtuar: “Të gjithë ne duhet të kujtojmë atë që thotë Perëndia për mënyrën se si duhet ta përdorim gjuhën tonë.”.
A ka nevojë për ndihmën tënde ndonjë që fëmijëve të tjerë iu duket i çuditshëm? Dikush që kritikohet dhe përqeshet nga fëmijët e tjerë?Ose që është vetëm pak i ndrojtur? A tundohesh për t’u sjellë si ata duke shtuar komente të pakëndshme? Dëgjoni një ide më të mirë. Lutu për të dhemë pas kërko mënyra se si mund ta ndihmosh atë person. Përdore gjuhën tënde për të inkurajuar, jo për të kritikuar. Perëndia thotë se fjalët e tua duhet t’i ndihmojnë të tjerët, jo t’i lëndojnë ata.