Falas keni marrë, falas jepni

Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?”. Jezusi i tha: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë. Mateu 18:21-22

Nuk e di nëse e mendon njësoj, por unë jam e lumtur që Perëndia nuk vendosi një limit  se sa herë Ai duhet të na falë neve. Pavarësisht se sa herë ne biem në  gabim, Ai vazhdon të tregojë dashurinë e  Tij për ne duke na falur dhe duke na mirëpritur sërish e sërish.  Por a nuk është e habitshme, sesa shumë  falje ne marrim prej Zotit dhe sërish ne dëshirojmë që të japim shumë pak falje për të tjerët?  Ne e pranojmë mëshirën falas e sërish është surprizuese se sa të ashpër, të prerë dhe pa mëshirë mund të sillemi ne kundrejt të tjerëve.

Thelbi është ky: Duke qenë se  se jemi njerëz që jemi falur kaq shumë herë, është e rëndësishme që të mësosh sesi të ndash të njëjtën falje me të tjerët. Ne nuk mund të jetojmë në një marrëdhënie të ngushtë me Zotin,  nëse mbartim brenda vetes sonë, hidhërim,  mëri apo nuk  e kemi falur dikë.  Këto janë pranga që do ta mbajnë të lidhur frymërisht dhe larg prej  më të mirës  që Zoti ka për jetën tonë.

Nëse ka njerëz që të kanë lënduar dhe është e vështirë për ty që t’i falësh, vetëm kujto të gjitha gjërat që Zoti të ka falur ty. Kur e sheh në këtë mënyrë, falja bëhet diçka shumë e lehtë për t’ia dhënë të tjerëve.  Hiri i Zotit na ndihmon që të bëjmë  lehtësisht gjëra që pa Të do të kishin qenë shumë të vështira.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI