Pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. Fjalët e Urta 3:6
Ishte fundi i garës; dukej dhe vija e finishit. Spanjolli Ivan Anaya pasoi vrapuesin kenian Abel Mutai. Mutai kishte kryesuar garën, por papritmas Anaya pa Mutain të ndalonte sepse me sa duket kishte menduar se e kishin kaluar vijën e finishit! Vrapuesi spanjoll kuptoi se keniani ishte hutuar nga shenjat përgjatë hipodromit, të cilat ishin në spanjisht. Anaya i thërriti Mutait, por pa shpresë, ndaj, Anaya e shtyu Mutain drejt vijës së finishit, duke i dhënë atij fitoren!
Kur gazetarët e pyetën: Pse nuk përfituat nga gabimi i Mutait, për të fituar? “Cila do të ishte merita e fitores sime?” Anaya iu përgjigj me pyetje. “Cila do të ishte merita e asaj medaljeje? Çfarë do të mendonte nëna ime për këtë?” Anaya zgjodhi të linte dikë tjetër të fitonte, por vendimi i tij për të vepruar me integritet pa dyshim, ishte marrë shumë kohë më parë.
Një tjetër i ri, nga Bibla, Danieli, vendosi të bënte atë që ishte e duhura që para se të arrinte ai moment. Versioni i King James i Danielit 1:8 thotë se Danieli «kishte synim në zemër» të bënte zgjedhje që i pëlqenin Perëndisë. Ai vendosi, shumë kohë përpara momentit të presionit, apo tundimit, të bënte atë që ishte e drejtë. Po ne? Çfarë lloj vendimesh kemi ndërmarrë në zemrat tona?