Zoti lufton për ne

“Por Moisiu i tha popullit: «Mos kini frikë, qëndroni dhe do të shikoni çlirimin e Zotit, që ai do të kryejë sot për ju; sepse egjiptasit që shihni sot nuk do t’i shihni më kurrë. Zoti do të luftojë për ju dhe ju do të rrini të qetë».”-Eksodi 14:13–14

A nuk janë të çmuara këto fjalë? A nuk janë të çmuar këto dy vargje? Mendoni për këtë. Populli i Perëndisë nuk ishte çliruar nga skllavëria në Egjipt. Tani ata po qëndronin buzë Detit të Kuq me ujërat e shumtë përpara tyre dhe me egjiptasit që i kishin skllavëruar ata për vite dhe tani po kërcënonin t’i mposhtnin ata. Faraoni dhe ushtria e tij tani po vinin pas tyre për t’i kthyer pas ata. Dhe njerëzit ishin të shqetësuar, të pështjelluar dhe të frikësuar. “Çfarë do të bëjmë? Ku të shkojmë tani që jemi zënë në grackë me detin para nesh dhe me një ushtri pas nesh?”

Ne kemi një Perëndi që lufton për ne dhe që na kërkon që thjesht të ndalojmë dhe t’i besojmë Atij. Perëndia tha përmes Moisiut: “Mos kini frikë, qëndroni dhe do të shikoni çlirimin e Zotit.”. Mendoni pak për këtë. “Qëndroni dhe do të shikoni çlirimin e Zotit.” Si do ta shihnin ata çlirimin e Zotit? Duke qëndruar dhe duke parë veprën e Zotit, “i Cili do të kryente po atë ditë”. “Zoti do të luftojë për ju dhe ju do të rrini të qetë.” A ka tablo më të qartë të besimit te Perëndia që të drejton te çlirimi i Perëndisë? Kjo është esenca e asaj se çfarë do të thotë të jesh i shpëtuar nga mëkati prej Perëndisë, se çfarë do të thotë të qëndrosh dhe të shikosh, se çfarë do të thotë të besosh që Zoti lufton për ty, se çfarë do të thotë që Jezusi e ka kryer veprën e Tij, që Ai vdiq në një kryq për mëkatin tënd dhe që u ringjall së vdekurish dhe që kur beson në Ty, ka shpëtim.

Nuk keni pse të bëni ndonjë gjë, por veç t’i besoni Jezusit. Është vetëm me anë të hirit dhe përmes besimit te Jezusi që ne shpëtohemi. E gjithë lavdia është për emrin e Tij. Ai e ka luftuar betejën e fundit për ne dhe ka fituar.

Dhe tani mendoni për këtë. Kjo është jeta jonë. Ditë pas dite unë dhe ju përballemi me sfida. Unë dhe ju kemi beteja me mëkatin, beteja me sprovat dhe rrethanat në jetë. Dhe është në ato beteja me mëkatin, me sprovat dhe me rrethanat që Perëndia na thërret të bëjmë të njëjtën gjë, t’i besojmë Atij, të besojmë që ashtu si Jezusi luftoi për ne në kryq, kështu do luftojë për ne edhe sot.  Ai punon për të mirën tonë. Mendoni  për atë që jeni duke kaluar në jetën tuaj. Mbase jeni në betejë me një mëkat të caktuar. Besoni te Jezusi. Ai ju jep fuqi mbi mëkatin. Ndërsa jeni në betejë me rrethanat dhe sprovat që po kaloni, duhet të dini se Perëndia i universit është me ju dhe nëse Ai është me ju, kush mund të jetë kundër jush? Çfarë mund të ngrihet kundër jush? Asgjë. Kështu na thuhet te Romakëve, vargjet 31 deri në 39.

Ndaj unë dua që të lutemi për këtë tani. Perëndi, unë të lavdëroj Ty më së pari. Ne të lavdërojmë së bashku që ke luftuar për ne, Jezus, që ke luftuar betejën përfundimtare në kryq për ne, që e ke marrë vdekjen dhe e ke mposhtur, e ke mposhtur mëkatin dhe Satanin, vdekjen dhe varrin. Ti na ke dhënë jetë të përjetshme. Ne kemi jetë të përjetshme përmes besimit tek Ti. E gjithë lavdia është për emrin Tënd. Ndaj, Perëndi, na ndihmo që të të besojmë Ty sot, me çfarëdo që po kalojmë në jetën tonë, që të qëndrojmë në këtë çast dhe të pranojmë se Ti je Zoti i universit, që Ti lufton për ne, që nuk kemi pse të druajmë, që mund të qëndrojmë të patundur me anë të besimit në Ty. Na ndihmo të jetojmë me këtë qëllim sot, që të qëndrojmë dhe të mbetemi pa frikë, sepse e dimë që Ti, Zoti i gjithçkaje, Zoti ynë, Perëndia ynë, Shpëtimtari ynë, Mbreti ynë, Ati ynë në qiell, Ti lufton për ne. Ne të duam dhe të adhurojmë, Perëndi. Dhe lutemi në emrin e Jezusit, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI